Blushi: Rama po izolon PS-në nga Evropa

Themeluesit e "Levizjes se Mendimit Ndryshe" i kerkojne grupit parlamentar te Partise Socialiste qe te nderpresin bojkotin dhe te pershtate qendrimin e vet politik, me ate te institucioneve nderkombetare. Pese deputetet socialiste, Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami dhe Marko Bello, permes nje komunikimi per mediat, duke u bazuar ne raportin perfundimtar te OSBE-ODHIR, i kerkuan grupit te tyre parlamentar dhe lidershipit socialist, qe t'i japin fund bojkotit te Parlamentit. "Ne i kerkojme grupit parlamentar te PS-se te lexoje me qetesi e realizem te gjitha qendrimet e faktorit nderkombetar per zgjedhjet, dhe kerkesen e tyre unike, per pranine opozitare ne Kuvend. Se dyti, te nderprese ne nje kohe sa me te shpejte bojkotin e Parlamentit, duke pershtatur qendrimin e vet politik, me ate te institucioneve nderkombetare", tha deputeti socialist, Ben Blushi, ne emer te pese deputeteve socialiste. Sipas tij, bojkoti cenon rende imazhin e PS-se, duke e kthyer ate ne qendrime te vjetra dhe te tejkaluara. Ai shprehu bindjen se bojkoti i Parlamentit, po kushtezohet e imponohet kryesisht nga zgjedhjet brenda PS-se. Per zyrtarin e larte socialist, vendi ka nevoje me shume se kurre per nje opozite ne Parlament, perballe nje qeverie, e cila nuk garanton reforma dhe proces te shpejte te integrimit te vendit. "Qeveria ka nje luks, te cilin ne nuk duhej t'ia kishim garantuar. Opozita nuk eshte ne Parlament, por eshte duke bredhur nga nje katund ne tjetrin, duke intimiduar anetaret e PS qe kerkojne qe ajo te futet ne shinat, qe ka caktuar ky sistem dhe te respektoje normat statutore", kritikoi qendrimin socialist, Blushi. Sipas tij, te peste deputetet po kundershtojne nje vendim personal te Edi Rames. Ai theksoi se, Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk eshte e njejta gje, jane dy gjera te ndryshme. Te pyetur mbi mundesine e thyerjes se vendimit te grupit Parlamentit, per te prishur bojkotin, deputetet socialiste u shpresen se do te respektojne vendimin. "Do respektojme kete embargo, pavaresisht se eshte e demshme per PS. Do ta respektojme, si nje vendim shumice, per sa kohe qe kemi vendosur te jemi ne nje grup politik, i cili duhet te zbatohet mbi respektin per shumicen", u shpreh Blushi, ne emer te "Levizjes se Mendimit Ndryshe". Por, ai shprehu bindjen se kjo shumice eshte nje shumice e heshtur qe mendon si "LMN" dhe shume shpejt ajo do shprehet. Duke folur per zerat e fundit mbi perjashtimin e te pesteve, deputeti socialist tha se nuk u pershtypje se nese do t'u bente pershtypje nuk do flisnin. "Ne do themi ate qe mendojme, pavaresisht nga kostot tona, sepse besojme se kostot e PS jane me te renda se kostot tona apo te Rames", tha Blushi. Levizja e Mendimit Ndryshe se shpejti do te perhape mendimin e saj ne te gjithe Shqiperine, permes takimeve ne baze.