E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administratorët, përcaktues për objektivitetin e maturës

Kushtet

Gjimnazistët në rrethet e vogla, në ambiente të përbashkëta për provimet
Këtë vit do të veprohet në krijimin e kushteve, veçanërisht në provimet me zgjedhje. Gjimnazistët në rrethet më të vogla do të grumbullohen në qendër të nënprefekturës, pra në qendër të qytetit, në salla të mëdha ku do të jenë të gjithë bashkë për të zhvilluar provimin. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tha se do të vazhdohet të trajnohen mirë administratorët për të njohur procedurat dhe për ta marrë këtë proces me shumë më tepër seriozitet. “Që në vitin e parë të maturës, administrimi ka qenë serioz, por nuk mund të themi që nuk kemi pasur devijime dhe që në vitin e parë janë marrë masa për këta administratorë dhe do të vazhdojmë t’i forcojmë këto masa”, premtoi ministri. Ai shtoi se mësuesit që nuk do të zbatojnë rregulloren e administrimit të provimit do të kenë pasoja, të cilat do të jenë të forta, sepse cenojnë procesin për nxënësit. Administratorët e provimit u konsideruan prej tij një faktor tjetër i rëndësishëm për një maturë shtetërore korrekte. “Administratorët kanë një rol mjaft të rëndësishëm në procesin e maturës. Seriozitetin që duhet të ketë administratori në atë sallë që ai administron është përcaktues për zhvillimin objektiv të testit”, tha Tafaj.
Po kështu, ai i siguroi maturantët dhe prindërit e tyre se me grumbullimin e nxënësve në qendër të rrethit, në salla të mëdha, mendohet që të përmirësohet administrimi i provimeve të maturës dhe në këtë mënyrë të hiqet edhe çdo dyshim që hidhet se në një rreth të largët administrimi nuk ka qenë në atë nivel si në Tiranë.
Së shpejti, Ministria e Arsimit pritet të organizojë edhe konferencën e Maturës Shtetërore 2010, ku do të serviren të dhënat e këtij procesi për këto katër vite. Ato janë ndërtuar mbi bazë të studimeve të realizuara dhe të dhënave statistikore të prezantuara nga APRIAL-i.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›