E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi dhe Domenika

Seldi gjatë gjithë kohës mundohet të afrohet më shumë me Domenikën edhe duke i kënduar asaj. Ai e tërheq nga vetja dhe tenton që ta puthë. Domenika që vetëm qesh, i shmanget vazhdimisht puthjes së tij, por më në fund Seldi arrin ta puthë atë

është dashuri?
Të shumta janë temat e diskutimit mes banorëve të cilët tashmë kanë krijuar edhe grupet, preferencat e simpatitë mes tyre. Kanë luajtur, kanë gatuar, kanë folur mbi dhimbjet me të cilat janë përballur në jetë, marrëdhëniet e një çifti, dashurinë e shumëçka që u ka zgjuar interes. Një temë tjetër ka qenë edhe si do të shpenzonin paratë nëse do të shpalleshin fitues të “Big Brother”. Në këtë pikë idetë kanë qenë të ndryshme.
Debatet në BB
Në dhomën e gjumit Graciela diskuton me Jetmirin dhe Hakiun për arsyen që ajo është nominuar. Fakti që Graciela është nominuar nga banorët me pretendimin se ajo devijon në debate. Sipas saj nuk është e vërtetë që ajo devijon nga mendimi i saj. Graciela këmbëngul se ka mbrojtur mendimin e saj gjatë debateve të kryera në shtëpi. Ajo u thotë djemve se loja e saj është e vërtetë dhe thotë: “Unë kjo jam dhe kështu do vazhdoj të jem”. Ndërsa dy djemtë mundohen t’ia shpjegojnë faktin se përse ajo ka krijuar idenë e devijimit gjatë debateve. Ata i thonë se tani që është në nominim, asaj i duhet të flasë dhe të hapë debate për të krijuar besimin se meriton të qëndrojë në shtëpi. Jetmiri e këshillon që ajo të hapë një debat dhe ata do ta mbështesin mendimin e saj. Në bisedën e tyre hyn edhe Bertina. Jetmiri thotë se të dyja vajzat duhet të hapin debate në mënyrë që ato të rrinë në shtëpi dhe jashtë të dalë mami Vali. Ndër të tjera, ata flasin edhe për sjelljen e Valentinës e Domenikës.
Lidhja mashkull-femër
Banorët flasin për lidhjet midis një mashkulli dhe një femre. Pamela pyet Hakiun për historinë e njohjes së tij me bashkëshorten. E ndërsa Hakiu tregon se si është njohur, martuar dhe kur është bërë baba për herë të parë, në ballkon vjen Erjoni i cili thotë se dashuria nuk ka as moshë as gjatësi. Pas kësaj banorët nisin të flasin gjatë për lidhjen mashkull-femër. Për mënyrën se si njihen dy njerëz, si lidhen dhe si veprojnë ata gjatë një marrëdhënieje. Në diskutim marrin pjesë edhe Edi, Bertina dhe Seldi. Gjithsecili tregon mendimet e veta dhe mënyrën si e konceptojnë një lidhje të suksesshme. Në bisedën e tyre diskutohet edhe për marrëdhënien e dy bashkëshortëve në familje dhe për ndjenjën si pika kyçe e një lidhjeje.
Jetmiri dhe Bertina
Pas diskutimit me Gracielën, Jetmiri diskuton me Bertinën pasi edhe ajo është në nominim dhe pjesë e grupit. Në diskutim e sipër ai e këshillon vajzën që të hapë debate. Ajo që duhet të bëjë Bertina, sipas Mirit, është që t’i pyesë sa më shumë banorët e tjerë për t’i njohur me tepër dhe për të zbuluar pikat e dobëta të tyre. Ai i tregon disa pika të dobëta të Domenikës dhe Valentinës. Ai i sugjeron vajzës që t’i ngacmojë, ndërsa ajo nuk pranon duke thënë që nuk pëlqen të ngacmojë njerëzit për gjëra dhe histori personale. Ata bëjnë thashetheme edhe për Valin që sipas tyre është gënjeshtare dhe jo e zgjuar. Miri thotë se mami ka vetëm eksperiencë jete dhe jo zgjuarsi. Përveç të tjerave ato, nënë e bijë, nuk po luajnë lojë të pastër, pasi po mundohen që të veprojnë ndryshe nga sa thonë. Ndërsa e këshillon se si të veprojë Miri i siguron mbështetjen e tij absolute Bertinës.
Seldi dhe Domenika flasin në ballkon
Mami Vali sugjeron që të gjithë të hanë pak bukë derisa të bëhet gati darka. Disa hanë brenda në kuzhinë e disa të tjerë flenë gjumë. Domenika merr pjatën dhe del të hajë në ballkon. Ajo ulet të hajë, ndërsa aty vjen dhe Seldi. Duke ngrënë ata flasin dhe shkëmbejnë batuta ndërmjet tyre. Seldi e pyet vajzën për gjërat e saj, ndërsa ajo refuzon t’i tregojë ndonjë gjë nga jeta. Pasi hanë ata shkojnë në banjë dhe lajnë duart. Ndërsa pastrohen luajnë me njëri-tjetrin, madje Seldi gjatë gjithë kohës mundohet të afrohet më shumë me vajzën duke i kënduar asaj. Më pas ata vendosin të dalin, por Seldi e tërheq përsëri dhe tenton që ta puthë. Domenika që vetëm qesh i shmanget vazhdimisht puthjes së tij. Pasi dalin nga banja, Seldi e puth vajzën duke ushtruar edhe pak forcë. Më pas ata ulen në divanin e ballkonit dhe aty vjen edhe Pamela.
Banorët flasin për jetën e tyre
Graciela hedh idenë për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin duke diskutuar mes tyre. Ideja mbështetet nga të gjithë. Pas diskutimeve të shkurtra se ku do të fokusoheshin, Gjimi thotë që të jetë Seldi ai që të tregojë i pari diçka më shumë rreth jetës së tij. Kështu Seldi fillon të tregojë në vija të përgjithshme për jetën dhe familjen e tij. Ndër të tjera ai thekson se jeton vetëm me nënën, ndërsa prindërit janë të divorcuar. Pas Seldit është Hakiu ai që nis të rrëfejë jetën e tij. Pas tij flasin edhe të tjerët me radhë. Rrëfimet e tyre vazhdojnë gjatë dhe herë pas here banorët komentojnë dhe shkëmbejnë batuta ndërmjet tyre.
Dhimbjet e jetës
Gjatë debatit, banorët rrëfyen jetën e tyre. Secili nxirrte në pah çastet e vështira dhe ato me të bukurat e jetës. Një pjesë e mirë e tyre si Graciela, Edi, Bertina, kishin kaluar dhimbje të mëdha në jetë siç është humbja e njërit prej prindërve. Më pas biseda zhvendoset te dhimbjet që kalon njeriu gjatë jetës së tij. Ndërsa disa dalin në ballkon, disa qëndrojnë të flasin në kuzhinë. Bisedat tashmë po zhvillohen rreth temave të përgjithshme.
Si do t’i shpenzojmë lekët?
Si do t’i shpenzojmë lekët? Kjo është tema që diskutohet mes banorëve në rast se fitojnë çmimin e madh. Erioni tregon se një pjesë të mirë të tyre do t’i investojë në sport. Hakiu thotë se dhjetë mijë euro do i japë si donacion për banorët e Shkodrës të cilët pësuan dëme gjatë përmbytjes. Po këtë gjë thotë edhe Jetmiri, ndërsa pjesën tjetër do t’i investojë për shkollën. Graciela shprehet se fillimisht do të shlyejë kredinë në bankë dhe pjesën tjetër do ta përdorë për të paguar një ndërhyrje kirurgjikale për babanë e saj, gjë që ia ka premtuar të ëmës se do përpiqet ta realizojë. Jetmiri, pasi dëgjon këto fjalë thotë se do përpiqet ta ndihmojë Gracielën nëse e fiton çmimin dhe po këtë mendim ndan edhe Seldi. Bertina shprehet se do t’i bëjë fillimisht një dhuratë mamasë së saj e pjesën tjetër do ta investojë për të ardhmen, si për shembull të bëjë një master. Seldi shprehet se nuk i pëlqen të bisedojë për këtë çështje, por thotë se një pjesë të mirë do ta investojë tek vetja. Sipas tij, të gjithë banorët kanë arsye të forta për t’i marrë ato para pasi të gjithë kanë halle dhe probleme për të zgjidhur.
Gjimi debaton me Jetmirin
Gjimi duket i mërzitur me Jetmirin, sepse në një moment që ai po fliste, ngatërrohet dhe Jetmiri e përqesh. Ai i kthehet duke i thënë se goja i mbahet vërtet, që i vogël dhe ky nuk është motiv për t’u tallur. “Te pamja dhe te familja nuk lejoj asnjë”, është shprehur Gjimi, duke ia bërë të ditur të gjithëve se në këtë pikë nuk duhet të kapet asnjë me të. Jetmiri i kërkon të falur se nuk deshi realisht ta bënte diçka të tillë. Disa nga banorët ndërhyjnë dhe i thonë Gjimit se jo çdo gjë merret seriozisht. Të dy banorët nuk e çojnë më tej debatin.
“Rrëmujë në kuzhinë”
Të gjithë në kuzhinë dhe po japin kontributin e tyre për drekën. Meqenëse janë të gjithë të mbledhur aty, në çdo cep ka nga një temë të ndryshme që diskutohet. Jetmiri bisedon me Valin dhe i thotë që e ai e vlerëson atë. Ajo i përgjigjet që paska aftësi të veçanta me sa duket. Miri i thotë sigurisht që i ka, sepse në të kundërt nuk do të ishte aty. Që të arrish ato që ka ajo duhet zgjuarsi, madje ai i thotë që është “furba” pra hileqare. “Budallaqe nuk jam, këtë e di”, ia kthen ajo. Më pas Jetmiri kthehet nga Erioni dhe i thotë që ai po e trajton si princeshë Bertinën. Kafen te krevati, mëngjesin gati... Jetmiri i thotë që e kanë misin e shtëpisë. Ajo i thotë me nënkuptim që këto vlerësime karshi saj vijnë si rezultat i faktit që ajo nuk është mendjemadhe.
Të gjithë në dhomë
Janë futur të gjithë në dhomë me kërkesë të Vëllait të Madh, dhe banorët janë ndarë në grupe. Seldi dhe Pamela kanë luajtur duke u kapur nga duart. Seldi e ngacmonte Pamin duke i afruar në fytyrë një palë doreza me të cilat banorët pastrojnë shtëpinë. Bertina i ka thënë Seldit me humor “mos i gris se pastaj do e pastrosh vetë tualetin pa doreza”. Nga ana tjetër, Erioni ka luajtur me mizën, por ajo nuk ka qenë shumë e gatshme për të luajtur dhe Erioni i ka thënë se është e përkëdhelur. Gjimi me Domin kanë luajtur me lojën “biçikleta”. Ndërsa mama Vali i ka treguar për një të afërm të sajin, i cili ka shkruar një libër për fisin e tyre.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›