E kaluara e Valentinës

31/01/10 12:22
Gjatë bisedës për historinë e kaluar të Shqipërisë, flitet edhe për shtrest shoqërore dhe diferencimet që bëheshin ndaj njerëzve të përndjekur politikisht. Këto gjëra i tregon më së shumti Valentina, e cila mban mend më shumë nga kjo kohë. Aja fillon të tregojë edhe për marrëdhënien në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe mënyrën se si u njohën ata. Valentina tregon se ata u martuan me mblesëri dhe ishte familja e saj ajo që ia zgjodhi bashkëshortin. Ajo tregon se kurrë familja nuk i dëshiron të keqen fëmijës, ndaj dhe gjithnjë përpiqet të zgjedhë mundësinë më të mirë, por fati e donte që historia e saj me bashkëshortin të mos vazhdonte gjatë. Valentina thotë se mes ciftit kishte mendime kontradiktore dhe se asnjëherë nuk ka arritur ta dashuronte atë. Sipas Hakiut, ajo ka bërë mirë që është ndarë sepse do ishte padrejtësi që ky cift, në dukje i tillë por realisht jo, të vazhdonte këtë lidhje pa dashuri. Valentina vazhdon historinë e jetës së saj, e pyetur vazhdimisht nga banorët për detaje. Ajo tregon se pas gjashtë vitesh martesë, është ndarë përfundimisht me bashkëshortin e saj dhe se Domenikën e ka rritur e vetme që kur ajo ka qënë pesë muajshe dhe shton se më pas, gjithë jetën ia ka kushtuar asaj. Valentina rrëfen se nëse dikush i jepte dicka për Domenikën, ajo i thoshte të bijës se e kishte nga i ati e që në këtë mënyrë, Domenika e vogël të mos humbiste lidhjen shpirtërore me të. Vetëm një gabim kam bërë në jetë që një herë e kam pranuar përpara Domit se babain e saj nuk e kam dashur asnjëherë- thotë Valentina dhe tregon se reagimi i Domenikës ishte i menjëhershëm duke e pyetur nëse atë e ka dashur, por Valentina e siguroi se atë e ka dashur e do ta dojë gjithnjë. Valentina preket nga kujtimi i këtij casti e fillon të qajë.