E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëngjes i vonë

31/01/10 10:40

Zgjimi këtë mëngjes ka qenë tepër i vështirë për banorët, pasi një natë më parë kanë fjetur shumë vonë. Edhe pse në sfond dëgjohet muzikë që banorët ti ndihmojë të zgjohen, sërish ata nuk ndjejnë që të ngrihen. E para që ngrihet është Valentina, e cila fillon të merrtet me tualetin e mëngjesit, ndërsa Eduardi ngrihet disa minuta pas saj. ai duket energjik sepse menjëherë fillon të kërcejë me këngët e vendosura. Erioni ngrihet dhe preferon të ngacmojë e të luajë me banorët, e më pas fillon të bëjë gjimnastikë. Valentina i nxit banorët që të ngrihen duke i thënë se në të kundërt nuk do hanë mëngjes. Ajo u tregon banorëve se ushqimet e tyre kanë mbaruar e bashkë me Edin përpiqen të gjejnë ndonjë gjë të fundit. Në dymbëdhjetë gota, ajo ndan në mënyrë të barabartë qumshtin e fundit, për tia servirur më pas të gjithë banorëve dhe vazhdon të rregullojë dhomën e ndenjjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›