Devoll, te afermit e vellezerve te vrare bllokojne rrugen

Te afermit e tre vellezerve te ekzekutuar tre dite me pare ne fshatin Vidohove te Rrethit te Devollit bllokuan rrugen qe lidh kete fshat me qytetin e Bilishtit.
Te afermit bllokuan per pak kohe rrugen ne shenje proteste ndaj policise. Ata akuzuan uniformat blu se nuk moren masat e duhura per parandalimin e ngjajes makabre.Tre dite me pare, ne nje prite te ngritur, shtetasi Besim Karaj qelloi me arme zjarri ndaj tre vellezerve Mulliri, duke shkaktuar vdekjen e menjehershme te dy prej tyre, ndersa viktima e trete vdiq nje dite me vone ne spital, si pasoje e plageve te renda qe kishte marre.Sipas policise se Qarkut te Korces, motivet e krimit kishin te benin me xhelozine, pasi dyshohet se njeri nga vellezerit kishte lidhje jashtemartesore me bashkeshorten e Besim Karajt.Nderkaq vazhdojne operacionet e policise per kapjen e autorit. Ne nje operacion masiv jane perfshire edhe forcat greke te sigurise pergjate vijes kufitare me Shqiperine, pasi ka dyshime te forta se Karaj ka kaluar kufirin per ne token helene.