E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrimi i ri i akcizes ne Drejtorine e Doganave

Administrimi i akcizës do të transferohet nga Tatimet tek Doganat. Minsitria e Financave ka hartuar një projektligj, që mbyll menaxhimin e kësaj takse në dy administrata, duke e përqëndruar vetëm në Drejtorinë e Doganave.

Projektligji është prezantuar nga zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj në komisionin e Ekonomisë, i cili theksoi se ky administrim nuk ka kosto dhe në të njëjtën kohë lëhtëson procedurat për bizneset. Sipas Rushaj, së fundmi konstatohet një rritje gjithmonë e më e madhe e importit të mallrave me akcizë, sikurse janë: cigaret, kafja, karburantet apo birra.

Aktualisht, administrimi i akcizës në import bëhet në doganë, ndërsa për akcizën për prodhimet vendase, bëhet tatimet.

Deputetëte  opozitës kundërshtuan këto ndryshime, duke u shprehur skeptik për territorin e mbulimit nga ana e administratës doganore.

Administrimi i ri pritet të mos sjellë probleme praktike për operatorët, sepse deklarimi dhe pagesat e akcizës bëhen me formularë të veçantë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›