Programi i punesimit BE projektligj te ri

Papunësia është një nga problemet kyçe të ekonomisë në Europë. Për këtë Komisioni Europian shumë shpejt do të diskutojë një projektligj i cili synon të rregullojë tregun e punës. Objektivi kryesor është punësimi i 17 milionë qytetarëve në 8 vitet e ardhshme, duke i dhënë përparësi sektorit publik. Idea primare e Komisionit është shqyrtimi i një page të përshtatshme minimale, që mbron nga zgjerimi i varfërisë mes të punësuarve.
Një tjetër pikë kyce e këtij projekti është nxitja e qarkullimit të lirë të punonjësve në një treg unik europian, duke njohur diplomat dhe kualifikimet dhe duke garantuar hyrjen në konkurse publike të të gjithë kandidatëve komunitarë. Pika e tretë e këtij projektligji, i cili pritet të shqyrtohet më 18 prill, është përqëndrimi i të gjitha përpjekjeve në ata sektorë që gjenerojnë më shumë vende pune siç janë “green economy”, shërbimet sociale dhe komunikacioni. Të gjitha këto për të luftuar krizën dhe për të shkuar përtej masave shtrënguese me rregulla të koordinuara. Sipas shifrave të Eurostat në muajin shkurt papunësia në Eurozonë rezultonte në 10,8% apo në 24.5 milionë persona. Ky është edhe niveli më i lartë që nga viti ’97 ndërkohë që KE në planin e tij mbi punësimin kërkon të punësojë deri në 2020 rreth 17.6 milionë persona.
Për Brukselin shërbejnë më pak rregulla të forta dhe një sfidë ndaj konkurrencës së egër. 8% e të punësuarve në Europë është nën kufirin e varfërisë dhe paga minimale do të ndihmojë në parandalimin e rënies së kostos së punës. Ndërkohë që sipas këtij programi ekonomia e gjelbër e vetme mund të punësojë 5 milionë të rinj deri në 2020.
Për këtë KE ka parashikuar shfrytëzimin e bizneseve në zgjerim dhe eficencës energjitike dhe të rinovueshme. Ndërsa “Eures”, që është portali në shërbim të punësimit me informacione dhe konsulencë falas për europianët që kërkojnë një vend pune, sipas komisionit ende nuk e ka zhvilluar të gjithë potencialin e vet. Pikërisht më 18 prill qeveria europiane ka vendosur ta shndërrojë “Eures” në një instrument gjithpërfshirës duke u kërkuar qeverive të publikojnë on line të gjitha angazhimet kombëtare në mënyrë që të jetë të lexueshme në nivel europian. Ndërsa fondi social europian ka në dispozicion 84 miliardë euro, të cilat do t’i përdorë në mënyrën më të mirë për punësimin deri në 2020-ën.