E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drita omo shkolla e re ne Cerrik

Shkolla 9 vjeçare e qytetit të Cërrikut do të mbajë emrin “Drita Çomo”, vajza e Liri Belishovës, familje e cila u internua për vite me radhë në këtë qytet nga diktatura komuniste. Pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i qytetit të Cërrikut vendosi që shkolla 9 vjeçare të mbajë emrin Drita Çomo, në nderim të vajzës e cila u rrit në këtë qytet, por që fatkeqësisht vdiq në moshë të re për shkak të brengës dhe persekutimit që ju bë asaj dhe familjes.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast merrnin pjesë nëna e Drita Çomos, Liri Belishova, familjarë, nxënës, qytetarë, drejtues të pushtetit vendor në Elbasan dhe deputetë.  Ishin të pranishëm edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu si dhe deputetja, shoqa e ngushtë e Drita Çomos, Rajmonda Bulku

Duke marrë fjalën me këtë rast kryetari i bashkisë, Servet Duzha u shpreh se ky është nja akt që shpreh respekt dhe mirënjohje për vajzën e qytetit të Cërrikut

Nëna e Dritës, Liri Belishova ka falënderuar këshillin bashkiak dhe gjithë qytetarët e Cërrikut për mbështetjen e dhënë që në kohën e internimit si dhe për nderimin që i bëjnë tani me emrin e vajzës.  Çmojeni demokracinë që ju bën të lumtur, i është drejtuar ajo nxënësve dhe gjithë të pranishmeve

Deputetja, Rajmonda Bulku u shpreh se kjo ishte një ngjarje e veçantë për qytetin e Cërrikut dhe nxënësit e kësaj shkolla. Kurse Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha mes të tjerave se shpirti i çdo qytetari nuk duhet të harrojë vuajtjet e atij sistemi.

Aktiviteti ishte konceptuar në formën e një takimi ku përveç fjalimeve dhe kujtimeve, u recituan edhe vargje e u mbajtën kumtesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›