Viti 2011 solli rritje të kërkesës për energji

Rritja e kërkesës për energji në vitin 2010 rezultoi në vlerë absolute 378 GWh më shumë se në 2009, ose me 6% më shumë. Në vitin 2011 u arrit konsumi më i madh historik i energjisë elektrike me 7.342 TWh.
Që nga viti 1985, deri në 2011 vërehet si tendencë e përgjithshme e konsumit të energjisë elektrike, rritja mesatare vjetore e kërkesës për të, mesatarisht me rreth 4%.
Vjet, krahas rritjes së kërkesës për energji elektrike është rritur piku i ngarkesës. Nga 420 MW në vitin 1985, piku arriti në 1450 MW në vitin 2011, me një rritje mesatare vjetore prej 40.8 MW. Sipas ERE-s, struktura e konsumit të energjisë elektrike ndikon drejtpërsëdrejti edhe në profilin e ngarkesës ose të konsumit të energjisë elektrike. Në 21 janar 2011 u shënua konsumi maksimal për vitin prej 25.996 milion kWh/ditë , ndërsa në 10 prill u shënua konsumi minimal prej 17.705 Milion kWh/ditë.
Konsumi familjar ndaj konsumit të përgjithshëm të faturuar në 2011 përbën 51.4%, ku tendenca e zvogëlimit të konsumit familjar ndaj atij të përgjithshëm pas vitit 2007 vlerësohet një prirje pozitive, pasi veç zvogëlimit të humbjeve tregon zhvillim më të madh ekonomik të vendit./Start/
2012-04-08 19:57