Arkitekti i gjuhes letrare kombetare
Prof.Androkli Kostallarit me rastin e pervjetorit te vdekjes se profesor Androkli Kostallarit
Gjuha letrare kombetare a sic permendet shpesh gjuha standarde perfaqeson trajten me te arrire te gjuhes se njesuar te nje kombi te kulturuar. Pervoja e popujve dhe e kombeve te ndryshme e ka arritur nivelin e gjuhes standarde sipas larmise se rrethanave shoqerore kulturore etnike dhe shtetformuese.
Gjuha ruse p.sh. mori si baze dialektin e Oriolit se ne ate variant ishin shkruar veprat e Pushkinit i cili njihet si themelues i letresise me te cilen vijon te perfaqesohet kombi rus ne arenen nderkombetare fillimi i te gjitha fillimeve ne art e letrsi sipas Gorkit por natyrisht mori elemente te rendesishme nga dialektet e tjera .
Gjuha italiane ditelindja e se ciles mendohet shekulli VI ka ne themel dialektin e Toskanes ne te cilin u shkruan veprat e Dante Aligerit natyrisht ndihmuar e pasuruar nga elemente te rendesishme te dialekteve te tjera.
Nder te paret qe guxuan e pervijuan nevojen e gjuhes letrare kombetare shqipe ishte poeti i formatit te madh J. De Rada i cili mendonte se nje variant te tille te njesuar duhej ta pergatitnin memedhetaret e kulturuar e ti a jepnin popullit shqiptar... Komisia letrare shtroi nevojen e nje gjuhe te njesuar.
I ndjeri P. Marko ne nje bisede ne prani te poetit Xh. Spahiu na permendi nje kujtim nga Gj. Fishta. Poeti i Mrizit te zanave ishte ulur ne nje tryeze poetesh dhe kishte pyetur per me te riun ndermjet tyre
- Po ky kush sht
- Petro Marko jam nga Dhermiu i Vlores.
- Mire boll te kam lexue... Vreni ketu shkrueni ne gjuhen e perbashket. Mos bni gabimin qe bna une...
Prof. A. Xhuvani propozoi qe ne themel te gjuhes letrare kombetare te vihej Toskerishtja si varianti me i perpunuar nga krijimtaria e Naimit e Samiut e F. Konices e F. Nolit etj. por drejtshkrimi te mbeshtetej ne gegerisht qe edhe verioret te mos mbeteshin te pakenaqur...
Pas lirimit qendrat albanologjike u shperngulen nga Viena e Myniu nga Leningradi e Berlini nga Kopenhagen e Parisi etj.
Per tu vendosur ne Tirane e me pas ne Prishtine. Ne kushtet e reja etnokulturore me zhvillimin e vrullshem te arsimit e te kultures me rolin gjithnje e me te madh qe mori Tirana si kryeqender u krijuan rrethana te reja dhe perzierje te folurash e ngjyrime kulturore.
Nepunes nga Jugu u emeruan dhe punonin ne Veri e anasjelltas. Nderkaq e folura e Veriut kishte arritur te koineja letrare e gegerishtes sic kishte arritur te pervijohej qarte edhe koineja letrare e toskerishtes.
Me kalimin e viteve me gjithe pengesat e paperseritshme filluan te hapeshin shkolla shqipe ne trojet shqiptare te ish- Jugosllavise qe mundesuan me vone edhe Universitetin e Prishtines. Ne keto kushte korifejte e kultures sone e kthyen gjysmen e dyte te shekullit XX ne nje levizje te fuqishme per ti dhene kombit fytyren e njesuar letrare.
Ne kete levizje masive 5-6 -milioneshe nuk di ke te radhitesh te parin e nje populli te kulturuar Aleks Buden a Eqerem abej Idriz Ajetin a Rexhep Qosen Francesko Solano a Francesko Altimarin- nder arbereshe Mahir Domia a Dritero Agollin Ismail Kadarene a Shaban Demiraj Xh. Spahiun a Ali Podrimen Dh. Shteriqin apo A. V. Desnickaja...
Ne kete udhe Prof. A. Kostallari ka meriten e padiskutueshme se doli si i pari midis te barabarteve verejti prirjet dhe hartoi parimet e gjuhes letrare kombetare. Shqipja standarde ndryshe nga mjaft gjuhe te tjera u ngjiz ne bazen e bashkeveprimit te te dyja dialekteve.
Studiuesit shqiptare te bindur per misionin por edhe per pergjegjesine qe do te mbanin para historise po vijonin punen e gjiganteve te shkollave gramatikore me ne ze si F. Bop G. Majer. R. Rask F. Miklosic V. Humbold N. Jokl A. V. Desnickaja etj.
Nese A. Buda u fut vendosmerisht ne largesine e pazhbiruar te historise A. Xhuvani ne hulline e pastertise se gjuhes shqipe E. abej ne mjegullnajen e rrenjeve te fjaleve M. Domi ne strukturen e fjalise dhe Sh. Demiraj ne format historike te fjaleve Prof. A. Kostallari eshte pa dyshim kolona zanore e gjuhes sone letrare kombetare . Vepra e tij shkencore ka vulen e epokes dhe permasat e saj.
Shqiptaret kudo ne bote dolen ne te katerten e fundit te shekullit XX me nje ligjerim te njesuar ne te gjitha normat themelore. Ai perfaqeson shkallen me te larte te nje gjuhe te perpunuar shumefunksionale dhe fazen me te larte te kultures se popullit tone - ketej e matane kufijve shteterore.
Gjuhes letrare kombetare Prof. Kostallari i kushtoi gjithcka dijenite e tij shpirtin dhe jeten e tij per te luftoi me pene ne dore per te shpesh la edhe familjen ne harrese... Kete nuk e ben kushdo vetem ata qe bartin tiparet me te larta te races njerezore te dijeve te saj.
Publicisti gojetari gjuhetari mendjendritur dhe organizatori i shkelqyer i punes shkencore ne Institutin e Gjuhesise e te Letersise dhe ne Akademine e Shkencave lindi me 7 nentor ne Leuse te Permetit.
Mbaroi shkollen e mesme ne Shkoder ne konviktin Trimat e maleve dhe njezetvjecar doli partizan ne Luften Antifashiste Nacionalclirimtare. Ne vitet 1945 - 1949 shfrytezoi te gjitha energjite per te riperterire publicistiken shiptare duke punuar si pergjegjes i redaksise se brendshme sekretar kolegjumi dhe kryeredaktor i gazetes Bashkimi.
Ne vitet 1949 - 1954 kreu studimet e larta per gjuhesi ne universitetin Lomonosov te Moskes- njeri nder me te degjuarit ne bote. Atje paralelisht kreu edhe tri vitet e para te studimeve per gazetari.
Ne prill te vitit 1955 emerohet nendrejtor i Institutit te Gjuhesise dhe te Historise me 1957 zevendesdekan i Fakultetit te Historise e te Filologjise me 1958 - 1962 dekan i ketij Fakulteti dhe drejtor i Institutit te Gjuhesise dhe te Historise.
Te punoje ne nje sektor ku derdhnin talentin e tyre me te medhenjte e shkences sonesi Prof. Xhuvani Prof. abej Prof. M. Domi dhe Prof. A. Buda- qe atehere ishte nendrejtor i Institutit te Gjuhesise dhe te Historise nd pa u ndare Historia nga Gjuhesia- duheshin jo vetem aftesi te rralla drejtuese por se pari si shkencetar. Fatkeqesisht gjithe c permendem bejne nder ne boten e pertejme.
Krahas punes shkencore dhe drejtuese Prof. Kostallari sherbeu si pedagog i leksikografise i leksikologjise dhe i gjuhesise se pergjithshme ne Universitetin e Tiranes. Me dijenite e thella ne keto disiplina arriti te formonte nje rrjet te gjere specialistesh ne institucione shkencore e arsimore te cilet flaken e diturise e cuan ne skajet me te largeta te vendit. Ne kete pikepamje puna del mirefilli me e dobishme per synimet dhe arritjet e shenuara nepermjet armates se frymezuar prej tij.
Ai i njihte mire teorite moderne te gjuhesise boterore dinte te perzgjidhte nder to si pasoje edhe te hartonte metodologjine e duhur shkencore. Ne kete veprimtari ate e ndihmoi njohja me themel e nje sere gjuhesh te huaja vullneti i paperkulur dhe mendjemprehtesia e vecante per tu futur ne shtjellat me te nderlikuara te oqeanit ku gershetohen ligjerimet e ndryshme.
Si mjeshter i vertete ai vleresoi per here studuiuesit me te ndritur te gjuhesise boterore- qe nga antikiteti e deri te bashkekohesit por edhe studiues te shquar vetem per forcen shkaterruese- per karakterin vetem kritik per gjithe c shkruhej- si Hugo Shukhardi etj.
Nderkohe Prof. Kostallari kryente detyren e kryeredaktorit te revistave shkencore Sudime filologjike Studia Albanica e detyra te tjera ne komisione e redaksi shkencore ne cdo organ me karakter te tille. Pasioni i tij ishte puna e palodhur perkushtimi ishte gjuhesia adhurimi ishte fjala- te cilen e gjurmonte deri te folesi me i larget dhe me i moshuar.
Ne kete udhe organizoi nje rrjet te gjere studiuesish e gjurmuesish te fjales shqipe ne cdo qender fshati te bashkuar te cilat do te sherbenin si visar per te pasuruar gjuhen e njesuar letrare. Ne kete menyre u arrit qe deri ne vitet 1990 kartoteka e leksikut te shqipes te numeronte mbi tre milione fjale e forma fjalesh.
Bashkekohesit ndonjeri edhe me ndonje ngjyre keqdashje thoshin se ai te con ne njeqind cezma e ste jep uje. Kjo nenkuptonte aftesite e tij per te depertuar te bashkebiseduesi per tu mbushur mendjen te tjereve.
Me autoritetin e theksuar shkencor ai depertoi deri te hallkat me te larta partiake e shteterore dhe mundi te specializonte nje numer te madh punonjesish ne shkollat gjuhesore boterore me te perparuara. Ne kete menyre u krijua nje brez i ndermjetem qe do te vijonte punen e pararendesve qe te mos krijohej shkeputje zbrazeti.
Per ti cuar gjerat si gjithmone deri ne fund ai nderhyri aq fuqishem ne organet shteterore sa u mundesua nje ligj detyrues per drejtshkrimin e normuar ne te gjitha organet e shtypit dhe te mjeteve te komunikimit masiv. Keshtu u arrit per nje kohe te shkurter te ndergjegjesoheshin thuajse te gjithe njerezit e letrave mesuesit etj. per domosdoshmerine e drejtshkrimit letrar.
Studimet pas vdekjes se Prof. Kostallarit kryer ne nje realitet asnjanes theksojne se te ky gjuhetar ku ndikimi i politikes pritej te ishte i ndjeshem- cuditerisht vetem nje per qind e vepres se tij ndikohet nga politika
Kete fare mire mund ta quajme ndikim par exellence se tetedhjete e gjashte per qind e ketij njeperqindeshi e perbejne vetem citime ne hyrje konferencash duke cituar thenie per ceshtje te marksizmit ne gjuhesi Dijetari i vertete di te ndalet atje ku duhet qe te jape sa me shume di tu shmanget ndikimeve te panevojshme dhe di te ndjeke rrjedhat moderne shkencore.
Kostallari ishte nder te paktet- ne mos i vetmi- qe zbatonte parimet e gramatikes gjenerative perfaqesuar nga N. S. omski. Me 1978 ai keshillonte te studiohej sintaksa popullore te vreheshin me vemendje perjetimet intuitive te folesve te gjuhes popullore.
Aftesine per te folur njerezit e kane te trasheguar. Ai kerkonte te hapte ne Institut nje sektor te tille te cilin jo me kot e quante sintakse popullore. Ne vitet 90 kur lehte mund te lexonim omskin a L. Hajgen etj. kemi verejtur nenkuptimet e diskutimeve te Prof. Kostallaritkjo eshte e natyrshme per nje studiues ne biblioteken vetjake te te cilit nuk mungonte asnje botim i studimeve boterore me te perparuara. Aftesine e njeriut per te krijuar ligjerim omski e quan gramatike universale.
Ndersa shumesine e ligjerimeve ne glob e shpjegon me faktin qe G.U. nuk eshte nje sistem i mbyllur por le disa drejtime a tipare te hapura te cilat i quan parametra. Keto te fundit zhvillohen sipas mjedisit ligjerimfoles me te cilin perballet njriu qe sa lind e rritet.
Prof. Kostallari studioi me vemendje rruget e pasurimit e te pastrimit te gjuhes shqipe. Ndihmese te madhe kane dhene studimet e tij Mbi disa vecori te fjales se perbere te gjuhes shqipe1961 Kompozitat deshirore dhe urdherore te shqipes1968 .
Ne studimet e tij nenvizohen rruget si mund te pasurohet shqipja letrare vecorite qe fiton leksiku i gjuhes letrare duke verejtur me pas se fjalet njerrokshe pakesohen ne perpjesetimin e pergjithshem te leksikut fjalet dyrrokshe pothuaj mbeten ne vend ndersa fjalet trirrokshe shtohen- te cilat jane burimi kryesor i formimeve te reja te fjaleve i pasurimit te gjuhes letrare. Veren se ne kete faze shtohen fjalet motivuese.
Ne referatin e konferences shkencore te vitit 1984 pergjithesoi arritjet e gjuhes letrare dhe percaktoi drejtimet e se ardhmes. Argumentoi shkencerisht lidhjen e ndersjelle te trajtes se shqpituar me ate te shkruar te gjuhes letrare. Gjuhesia normative dhe kultura gjuhesore u shpallen fushat kryesore te gjuhesise shqiptare.
Per sintaksen popullore u nenvizua nevoja te studioheshin vecorite ndertimore te fjalise e te ligjerimit dhe u pervijua detyra per te hartuar nje sere fjaloresh terminologjike redaktor pergjegjes i shumices te te cileve ishte vete ai. Argumentoi shkencerisht edhe shtate atributet e gjuhes standarde e dale nga perpunimi i dy koineve letare dhe bashkeveprimi nderdialektor.
Ne trajten mbidialektore vertet 3/5 e leksikut i perkasin toskerishtes dhe 2/5 gegerishtes por ne fonetike ne gramatike- si ne pjesen me te madhe te leksikut- mbizoterojne elementet e perbashketa ndersa c mbetet here njeri e here tjetri dialekt.
Shqipja letrare eshte model i nje gjuhe qe nuk u krijua ad hoc por arriti te njesohet nepermjet theksimit e fuqizimit te elementeve bashkevepruese shih rev. Paidea Brescia-Mnchen 1975XXX f. 275. Klaus Steinke Diachronie und Synchronie in der Balkanlinguistik ne permbledhesin Ziele und dhe Wege der Balkanlinguistik Berlin 1983 f. 229- 230. Keshtu trajta letrare u pranua jo vetem nga shkenca gjuhesore por edhe nga shoqeria. Ky njesim solli shuarjen e dy varianteve letrare te meparshme por nuk zhduku dialektet si variante te gjuhes se folur.
Vecori origjinale e shqipes letrare eshte se njesimi i saj u arrit me perpjekje te perbashketa te pjesetareve te kombit shqiptar ne kontekste te ndryshme shteterore e shoqerore.
Pra u vleresuan me objektivitet edhe perfundimet e Konferences Gjuhesore te 22- 23 prillit 1968 mbajtur ne Prishtine edhe Simpoziumi shkencor i Prishtines i dhjetorit 1980 etj. Kete arritje e perkrahen shkrimtaret dhe intelektualet arbereshe.
Ne revisten Vija n. 1 korrik 1976 ne Cosenca thuhet Nuk ka rruge tjeter per ta pasuruar e permiresuar gjuhen e kulturen arbereshe pervecse me lidhje sa me te plota me gjuhen dhe kulturen e memedheut.
Idene e gjuhes se njesuar te hedhur qe ne Rilindje Prof. Kostallari e argumentoi shkencerisht duke qortuar si te padrejte nxitimin e albanologeve N. Jokl dhe A. V. Desnickaja te cilet nuk arriten dot te perligjnin perpjekjet e rilindesve per nje gjuhe te paster amtare.
Mprehtesia dhe puna e palodhur shkencore e dalloi jo vetem si vetedija e kombit por terhoqi edhe vemendjen e organizmave nderkombetare. Me 1959 dekorohet me Urdherin e Punes te Klasit te Dyte per veprimtari te shquar ne fushen e shtypit.
Ne prill 1970 u be Profesor me 1972 dekorohet me Urdherin Naim Frasheri te Klasit te Pare- per ndihmese te shquar ne fushen e arsimit dhe te kultures me 1974 mori mimin e Republikes te Shkalles se Pare- per vepren shkencore Drejtshkrimi i gjuhes shqipe. Kete cmim mori edhe per Fjalor i gjuhes se sotme shqipe si edhe bashkautoret ne mars 1986 Mesues i Popullit.
Me 1963 u zgjodh anetar i Komitetit te Organizates Nderkombetare te Studimeve per Europen JuglindoreAIESEi dhe me 1974- anetar i Byrose se ketij Komiteti dhe nenkryetar i tij.
Me 1969 e zgjodhen anetar te Komitetit Nderkombetar te Shkencave OnomastikeCIOS. Disa here ka marre pjese me referate e kumtesa shkencore ne kongrese e simpoziume duke kryesuar dhe delegacionet shqiptare ne veprimtari te tilla si ne Athine Rome Sofie Mynih Kopenhagen Pris etj.
Prof. Kostallari ka marre pjese edhe ne Kongreset Nderkombetare te Shkencave Onomastike ne Amsterdam ne Viene ne Kongresin Nderkombetar te Linguistikes ne Berlin- me 1987 etj.
Per gjuhen shqipe ka mbajtur konferenca shkencore ne Universitetin e Gotemborgut Suedi ku mori titullin Doctor Honoris Causa et Magister Artim Literatium i pari i ketij lloji ne historine e studiuesve shqiptare.
Ne bibliografine e pasur te studimeve shkencore te Prof. Kostallarit permendim Fjalor shqip- rusisht Fjalor rusisht- shqip Drejtshkrimi i gjuhes shqipe1973 Fjalor drejtshkrimor i gjuhes shqipe1976.
Ka botuar edhe 18 monografi e studime nder te cilat Sur les traits principaux de l albanais litraire contemporain1966 La figure de Scanderbeg dans la litrature mondiale1968 Parimet themelore per hartimin e Fjalorit te gjuhes se sotme shqipe 1968 Gjuha letrare shqipe dhe epoka jone 1985 eshte kryeredaktor i vepres madhore Fjalor i gjuhes se sotme shqipe1980 Fjalor i shqipes se sotme1984 etj.
Vepra e tij do te mbetet liber tryeze edhe per brezat qe do te vijne se perfshin organikisht te djeshmen e punes studimore te sotmen dhe te ardhmen e kultures filologjike shqiptare.
Anetar i Akademise se Mesdheut