Kompania greke fiton tenderin për tunelin e Elbasanit
Mediat greke njoftojnë se kompania e vendit të tyre, Aktor, një nëndegë e Ellaktor, ka fituar tenderin për ndërtimin e tunelit, pjesë e rrugës Tiranë- Elbasan. Oferta e Aktor ka qenë 59 milion euro, duke nxjerrë nga gara shtatë kompanitë e tjera.
Rruga pritet të kompletohet brenda dy vitesh. Ajo do kushtojë rreth 440 milion euro. Qeveria ka marrë kredi nga Banka Islamike për Zhvillim 247 milion euro për këtë rrugë.