E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admir Teli, drejt huazimit ne Turqi

Futbollisti shkodran qe luan te ekipi i Hacetepes eshte drejt huazimit. Teli nuk ka ndermend te qendroje me gjate ne klubin e tij dhe pritet te kaloje ne muajin janar ne nje skuader tjeter. Hacetepe gjate pjeses se pare te ketij sezoni kaloi mjaft veshtiresi. Ekipi i Admir Telit nuk mundi dot te ngjitet mbi zonen e ftohte, prandaj edhe eshte duke bere ndryshime. Madje Teli gjate pjeses se pare ka shenuar nje gol, nder nente gola nga totali i shenuar gjithsej prej ekipit, qe mbyll klasifikimin ne kampionatin turk. Admir Teli kerkohet edhe nga ekipe te tjera turke, ndaj klubi aktual mund ta huazoje ate, deri ne fund te ketij kampionati, kur edhe i perfundon kontrata lojtarit. Nderkohe, i vetmi lojtar qe nuk do te largohet nga Hacetepe eshte Gilman Lika. Pas largimit te treshes se Vllaznise drejt Turqise, paraqitja e deritanishme ka lene disi per te deshiruar, per ta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›