E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhevahir Sukaj, gati largimi nga Hacetepe

Sulmuesi vlonjat Xhevahir Sukaj, eshte duke kerkuar emrin e klubit te ri. Paraqitja e sulmuesit shqiptar me ekipin turk Hacetepe duhet konsideruar nje pjese per t'u harruar nga ana e lojtarit. Nje pjese e pare e sezonit, e tera e deshtuar, per shkak se minutat e Sukajt ne fushe kane qene shume te pakta. Pritet qe klubi te lere te lire lojtarit, duke e prishur kontraten me mirekuptimin e paleve. Sukaj kaloi festat e fundvitit ne Shqiperi dhe eshte nisur serish drejt Turqise, ku do te takohet me drejtuesit e Hacetepes per te zyrtarizuar divorcin me ta. Nderkohe, nga ana tjeter menaxheret e lojtarit ne fjale jane duke kerkuar emrin e ekipit te ardhshem te sulmuesit. Nje vit me pare Sukaj luajti me sukses ne radhet e Vllaznise se Shkodres. Por pas kalimit ne Turqi karriera e tij njohu nje tkurrje, aq sa i jane venitur edhe shpresat per nje vend ne kombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›