E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge me mushka drejt Greqise

Trafikantet braktisin transportin me makina te droges, duke preferuar kafshet. Nje mushke me kater canta droge hashash eshte konstatuar nga policia kufitare mbremjen e se premtes, nderkohe qe dy te dyshuar munden te arratiseshin ne thellesi te kufirit pa rene ne pranga. Aksioni eshte organizuar rreth ores 22:00 pasi kamerat termike te vendosura zbuluan levizjen e dy personave dhe kafshes se ngarkuar ne brezin e gjelbert, prane vendit te quajtur diga e liqenit Pepel. Destinacioni dyshohet se ka qene Greqia, por agjentet parandaluan trafikimin e narkotikut. Fillimisht policia u ka bere thirrje qe te ndalojne, por dy te dyshuarit kane braktisur mushken duke tentuar kodrat e zones per te humbur gjurmet. Pas verifikimeve te para policia ka konstatuar se ne mushken e braktisur ishin te ngarkuara 4 canta shpine me ngjyre te zeze, ku brenda tyre kishte pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natriban. "Ne secilen cante kishte nga 24 pako me peshe nje kilograme secila dhe pesha e pergjithshme rezultoi te ishte 96 kilograme hashash", tha zedhenesi Mullai. Edhe gjate dites se djeshme, rreth 40 efektive kane vazhduar rrethimin dhe krehjen e zones prane fshatit Pepel ne te cilen dyshohet se qendrojne te fshehur dy personat qe po transportonin ne drejtim te Greqise ngarkesen e droges.

194

Kg

Droge eshte sekuestruar nga policia brenda 48 oreve te fundit ne Gjirokaster, ndersa tentonte Greqine. Tre persona u ndaluan ne flagrance, ndersa dy te tjere u arratisen pa rene ne pranga. Droga dyshohet se vinte nga Lazarati.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›