E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kunderpergjigjja" e policise per Lazaratin

Vetem dy dite para perfundimit te vitit 2009, policia e Sarandes goditi nje rrjet trafiku te droges me destinacion Italine dhe Greqine. Aksioni i koduar "Kunderpergjigjja e Dyte" u krye afer fshatit Vrine ne Sarande, ndersa sasia e 215 kg hashashi vinte nga Lazarati. Por uniformat blu, edhe pas shoqerimit te 5 personave te dyshuar, nuk munden te ndalonin asnje prej tyre. Trafikantet kishin braktisur drogen e futur ne 6 canta vetem 150 metra nga bregdeti i Jonit. Sipas policise, pritej mberritja e nje gomone per transportin e saj ne dy vendet fqinje, Itali ose ne Greqi. Aksioni ishte vazhdim i "Kunderpergjigjes se Pare" po ne zonen e Sarandes, kur ne pranga perfunduan 5 te dyshuar si trafikante. Po ne kete zone, tre jave me pare policia e Delvines ndaloi nje prej funksionareve vendore per trafik droge me makinen e tij nga Gjirokastra per ne Sarande.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›