E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admirali Ficxherald viziton sot Prishtinën

Siç njofton selia e KFOR-it, Ficxherald do të vizitojë Shtabin qendror dhe do të njihet nga gjenerali Markus Bentler me zhvillimet më të reja. Të dy komandantët në fund të vizitës do të mbajnë një konferencë të përbashkët për median në orët e pasdites. Ficxherald ka vizituar për herë të fundit Kosovën gjatë javës së fundit të muajit qershor.

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli është një nga komandat ushtarake të NATO-s. Komandanti i Forcave të Perbashkëta në Napoli i raporton Komandantit Suprem të Foracve të Përbashkëta për Evropën (SACEUR) në Shtabin Suprem të Forcave të Përbashkëta për Evropën, në Kasto të Belgjikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›