Leje të burgosurvePranga drejtorit tëburgut Rrogozhinë
TIRANE- Tre zyrtarë të burgut të Rrogozhinës, mes tyre dhe vetë drejtori janë vënë në pranga për akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës". Gjykata e rrethit Gjyqësor Kavajë ka dhëne masën arrest me burg për tre zyrtarët, ndërsa një person i katërt është shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë Drejtori i Burgut të Rrogozhinës Pajtim Murrja, dhe dy specialistë të edukimit punonjës të këtij burgu Denis Tosku dhe Ismail Cumani. Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Prokuroria e Përgithshme thuhet se "të arrestuarit në bashkepunim me njëri -tjetrin kanë arritur të përfitojne shuma parash në këmbim të favoreve të jashtëligjshme për disa të dënuar."
Hetimet kishin nisur disa muaj më parë, në mars 2010, nga Task –Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërsa procedimi penal u regjistrua mbi bazën e referimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrise së Drejtësisë.
"Përgjimet dhe vëzhgimeve ambjentale është arritur të provohet korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës së këtyre zyrtarëve".- sqaron prokuroria.
Sipas organit qëndror të akuzës "tre zyrtarët e Burgut të Rrogozhinës në bashkepunim kanë favorizuar të dënuarit në dhënien e lejeve shpërblyese dhe atyre të vecanta në kundeshtim me ligjin, kundrejt rryshfetit. Një person i jashtëm i cili luante rolin e sekserit.
“Ndërmjetësi shtetasi Fatos Gosa me pronësi një lokal në Peqin arrinte të krijonte lidhjet në këtë ambjent, mes të afërmve të burgosurve me zyrtarët (edukatorët)dhe drejtuesin e Burgut te Rrogozhines për përfitime lejesh me kusht.”- zbuluan hetimet.
Fatos Gosa është shpallur person në kërkim pasi ishte larguar nga banesa e tij. Prokuroria vazhdon hetimet për zbardhjen e gjithë skemës së kësaj veprimtarie.
(s.g/BalkanWeb)