E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga drejtorit të burgut të Rrogozhinës dhe 2 zyrtarëve

Arrestohen tre zyrtarë të burgut të Rrogozhinës. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, zyrtarët akuzohen për abuzim me detyrën. Në pranga kanë rënë, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Pajtim Murja dhe specialistët e edukimit Denis Tosku dhe Ismail Cumani.
Policia ka shpallur në kërkim edhe Fatos Gosën i cili ishte ndërmjetës për favorizimin e disa të burgsurve në këmbim të rryshfeteve për zyrtarët. Sipas të dhënave nga policia, personat që ishin të interesuar për të afërmit e tyre, nëpërmjet Gosës që kontaktonte me drejtuesit e burgut, siguronin leje të posaçme për të burgosurit.
Ndaj tre të arrestuarve rëndon akuza për mitmarrje.
Operacioni për kapjen e zyrtarëve ka nisur që në muajin mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›