Për maqedonasit, emri më i rëndësishëm se NATO dhe BE-ja
Ky është rezultati i sondazhit të Sekretariatit për çështje evropiane, zhvilluar në 3 dhe 4 korrik, me mendimet e 1100 të pyeturve. Në pyetjen se çfarë është më e rëndësishme, ruajtja e emrit apo hyrja në BE dhe NATO, 66,5 për qind e të anketuarve kanë vendosur për emrin përkundër 26,2 për qind për hyrje në strukturat euroatlantike.
Megjithatë, rezultatet në mënyrë drastike ndryshojnë sipas përkatësisë etnike të të anketuarve. Për 82,1 për qind të maqedonasve, emri është para BE-së dhe NATO-s. Tek popullsia etnike shqiptare, 18,1 për qind janë prononcuar për ruajtjen e emrit përkundër 77,8 për qind që mbështesin hyrje në BE dhe NATO. Të pyetur se cilës fushë duhet t'i kushtohet vëmendje më e madhe në afrimin e vendit drejt BE-së, e para në listë është ekonomia me 46,1 për qind, pasuar nga sistemi gjyqësor me 22,3 për qind dhe siguria me 15,1 për qind.
Lidhur me përkatësinë etnike, maqedonasit dhe shqiptarët ndajnë mendimin se ekonomisë duhet t'i jepet përparësi. 65,5 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ndihen si qytetarë të Maqedonisë, 28,5 për qind si qytetarë të Maqedonisë dhe të Evropës, ndërsa 3,4 për qind si qytetarë të Evropës.