Admirali i NATO-s, Di Paola vizitë në Maqedoni
Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s i udhëhequr nga admirali Xhampaolo Di Paola sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Delegacioni do të pritet nga kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjenerali Miroslav Stojanovski. Gjatë këtij takimi delegacioni i NATO-s do të realizoj takime edhe me kreun shtetëror të Maqedonisë, presidentin, Branko Cërvenmkovski, kryeministrin, Nikolla Gruevski, si dhe me komisionin parlamentar për mbrojtje dhe siguri .