Kanadaja shmang krizën qeveritare

Kryeministri kanadez bëri thirrje për bashkim për çështjet ekonomike Kryeminstri kanadez, Stephen Harper, është lejuar të pezullojë parlamentin deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm për të shmangur një mocion mosbesimi që do të rrëzonte qeverinë e tij të minoritetit. Zoti Harper tha se do ta përdorte këtë lëvizje të paprecedent të Guvernatorit të Përgjithshëm, për të hartuar buxhetin e ri dhe të përpiqet të arrijë një konsensus me opozitën. Megjithatë, udhëheqësi i opozitës, Stephane Dion, e akuzoi kryeministrin se ishte duke u larguar prej parlamentit. Revoltat e udhëhequra nga opozita u ndezën nga zemërimi që shkaktuan propozimet e qeverisë për reforma ekonomike. Opozita tha se këto reforma bënin shumë pak për t'i dhënë një shtysë ekonomisë. Një korrespondent i BBC-së në Kanada thotë se atje ka një ndjenjë se vendi po hyn në ujra të pashkelura politike. Kryeministri Harper tha se politikanët kanadezë kishin për detyrë të përmbushnin interesat e kombit. "Let të vazhdojmë punën për të punuar për këtë pakt. Kjo mendoj se është ajo që kanadezët duan që ne të bëjmë për të punuar sëbashku për ekonominë, të punojmë sëbashku për interesat e Kanadasë." "Ata që janë zgjedhur këtu për t'u shërbyer interesave të Kanadasë duhet të punojnë sëbashku, të paktën deri në një farë mase, për të planifikuar një plan për Kanadanë si e tërë," tha kryeministri.