Putin parasheh përmirësim të marrëdhënieve me Amerikën
Kryeministri Vladimir Putin thotë se kërkon marrëdhënie më të mira me
Shtetet e Bashkuara kur presidenti i zgjedhur Barak Obama të marrë postin
muajin e ardhshëm.
Zoti Putin i tha sot një audience televizive ruse se sinjalet që Rusia po mer nga njerëz të afërt me presidentin e zgjedhur Obama janë pozitive. Ai tha se këto sinjale përfshijnë ndryshime të mundshme të planit amerikan për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropën qëndrore.
Këto komente zoti Putin i bëri gjatë programit të përvitshëm televiziv me pyetje nga publiku.
Në program, kryeministri popullor vlerësoi Naton që nuk vendosi një kufi
kohor për pranimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në aleancë. Kremlini që e ka
akuzuar Naton se përpiqet të izolojë Rusinë, ka kërcënuar se do të marrë masa
në se këto vende pranohen në aleancë. //rd//