E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Shqipëria ofron barna të sigurta në treg

Në vendin tonë ofrohen barna të sigurta në treg dhe me një çmim të arsyeshëm. Kështu është shprehur ministri i shëndetësisë Petrit Vasili në analizën vjetore të inspektoriatit të barnave.
 

Sipas Vasilit sistemi shëndetësor dekurajon barnat e falsifikuara dhe eleminon kontrabandën e tyre.
 

“Ne ofrojmë barna të sigurta në treg dhe kemi një transparencë të çmimit të tyre pasi çdo barnë ka etiketën e vlerës së saj dhe askush nuk mund të abuzojë me çmimin” theksoi Vasili.
 

Ai gjithashtu theksoi se ministria e shëndetësisë është duke punuar që çmimet e barnave të jenë brenda një konteksti të arsyeshëm me vendet e rajonit.
 

“Nuk do të lejojmë që çmimet e barnave të jenë më të larta se në ndonjë vend të rajonit” theksoi më tej Vasili.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›