Studimi 74 e prinderve te pakenaqur me cilesine e teksteve
Sipas monitorimit te Altertekstit nga Fondacioni SOROS konstatohen probleme ne cilesine e teksteve komisionet e miratimit dhe shperndarjen
Tekste qe nuk kuptohen nga nxenesit abuzime me faturat e librave ne kurriz te prinderve anomali ne miratimin e teksteve dhe plot probleme me cilesine e teksteve. Keto jane disa nga problematikat qe kane dale fale nje studimi qe realizoi gjate vitit 2010-2011 Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine OSFA te cilat i prezantoi dje ne workshopin me teme Permiresimi i politikes dhe praktikes Altertekst nepermjet pjesemarrjes se gjere.
Ne prezantim moren pjese drejtori i OSFA Andi Dobrushi specialiste te arsimit dhe keshilltari i MASH-it z. Jovan Kristiqi. Dritan Nelaj koordinator i programit te Arsimit prane OSFA-s shpjegoi se pergjate monitorimit u intervistuan 17 administratore te shtepive botuese te perfshira ne hartimin e tekstit mesimor 202 mesues anetare te Komisioneve te Perzgjedhjes se Teksteve ne Tirane Vlore dhe Shkoder si dhe 861 prinder.
Cilesia e teksteve
Te pyetur rreth veshtiresive qe hasin femijet ne te pervetesuarit e dijeve prinderit konfirmojne se 74.1 e nxenesve hasin veshtiresi pergjate procesit te nxenies. Keshtu 59 e prinderve te intervistuar mendojne se arsyeja e ketyre e veshtiresive eshte cilesia e dobet e teksteve.
Monitorimi tregon se 56.4 e prinderve te intervistuar kane vene re ndryshime ne permbajtjen e teksteve nga viti ne vit e ndjekur kjo nga 42.9 e prinderve te intervistuar te cilet nuk kane shquar ndryshime ne kete drejtim.
Te pyetur lidhur me zbatimin e mekanizimit te vjeljes se pershtypjeve te perdoruesve te tekstit me qellim permiresimin e metejshem te tij 50.2 e mesuesve pergjigjen se u eshte marre mendimi rreth problemeve dhe veshtiresive qe kane hasur gjate perdorimit te tekstit ndersa 47.8 e tyre shprehen negativisht.
Komisionet
Sipas Paketen Informuese Altertekst 2010-2011 komisionet e miratimit te teksteve duhet te kishin ne perberjen e tyre nje prind gje qe eshte zbatuar vetem ne 20 te rasteve. Vetem 2.6 e prinderve te pyetur rezultojne te jene ne dijeni te prinderve te cilet kane qene anetare te komisioneve te perzgjedhjes se teksteve.
Nje perqindje mjaft e vogel vetem 8.5 e prinderve anetare te komisioneve pohojne se mendimi i tyre lidhur me tekstet eshte marre ne konsiderate nga anetaret e tjere te komisionit. Drejtorite Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore ngarkohen me trajnimin e mesuesve rreth procesit dhe procedurave te perzgjedhjes se teksteve gje qe ka ndodhur vetem ne 49 te rasteve.
Te pyetur lidhur me punen e komisioneve te perzgjedhjes se teksteve 353 e administratoreve te shtepive botuese mendojne se vendimmarrja ka qene e keqe ndersa 353 e tyre mendojne se vendimmarrja ka qene e mire.
Shperndarja
Te pyetur rreth cilesise se procesit te shperndarjes se teksteve 39.8 e prinderve mendojne se shperndarja ishte me e mire kete vit ndersa 13.3 e tyre konfirmojne te kunderten e ndjekur kjo nga 46.4 e te pyeturve te cilet nuk shquajne ndonje ndryshim krahasuar me vitin e shkuar.
Rezultatet e monitorimit sugjerojne se tekstet nuk kane mberritur ne sasine e duhur per te gjithe titujt pasi vetem 29.9 e prinderve kane mundur ti sigurojne te gjitha tekstet qe me viziten e pare ne shkolle ndersa rreth 28 e prinderve te intervistuar u eshte dashur te vizitojne shkollen ne tre apo me shume raste per te siguruar te gjitha tekstet e nevojshme.
Pajisja e bleresit te tekstit me fature tatimore ka qene nje rregull i pazbatuar ne shumicen e rasteve pasi 81 e prinderve te pyetur nuk jane pajisur me fature tatimore. Te pyetur rreth asaj sesi do te ishte me mire tregtimi i teksteve ne shkolle apo librari 83 e prinderve preferojne tregtimin e teksteve ne shkolle ndersa vetem 15.8 e tyre preferojne tregtimin e teksteve ne librari.