E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majmuni japonez punon si kamerier

Në qytetin Utsunomivi të Japonisë gjendet restoranti Kavabuki në të cilin punon edhe një majmun me emrin Fukuchan. Ai nuk shfrytëzohet vetëm për punën e kamerierit, por kafsha e gjorë duhet të mbajë veshur fustanin e çuditshëm me fytyrë femre me paruke në kokë.

Maska ka motive të traditës japoneze dhe me të filluar “personi i vogël” të ecë i tërë filmi i postuar në YouTube merr tone të zhanrit të horrorit. Shumë shfrytëzues të YouTube kanë komentuar pamjen e majmunit.

“Personazhi negativ i ‘Filmit të tmerrit’ ka një motër”, shkroi njëri nga përdoruesit e YouTube. “Vetëm prisni kur dikush do të përpiqet ta joshë kamerieren pasi t’i kthejë nja dy gota”, komentoi një tjetër.

Fukuchan nuk është majmuni i vetëm i cili punon në Kavabuki si kamerier. Fukuchan e ka edhe një koleg - Jacchanin i cili është edhe ekspert i karatesë. Majmunët thuhet se punojnë si kamerier pasi Kavabuki është në krizë financiare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›