Vrapi kinez i begatise
Kulla Eifel eshte objekti me perfaqesues i Parisit dhe i Frances ne teresi dhe shkaku i konceptimit dhe ndertimit te saj ishte si simbol i Ekspozites Boterore te vitit 1889 te mbajtur ne Paris. Por ekspozita megjithese ishin mbajtur edhe disa te tjera para saj ne token franceze kishte rendesi pasi ishte edhe si shfaqje e Frances si fuqi e rilindur mbas disfates qe pesuan nga prusianet ne Sedan ne vitin 1870.
Ne vitin 1892 italianet qe kishin vetem 30 vjet qe kishin formuar shtetin e tyre unitar organizuan ekspoziten e Gjenoves dhe ishte ky nje rast per te shpalosur arritjet teknologjike dhe fuqine industriale te fuqise me te vogel nga fuqite e medha sic e etiketonin anglezet e kohes shtetin e formesuar ne gadishullin Apenin. Ndersa ne vitin 1970 Japonia deshmoi rikthimin e saj ne skenen boterore tashme si fuqi ekonomike me ekspoziten e Osakes ne vitin 1970.
Ajo qe ne vitin 1756 me iniciativen e Shoqerise Mbreterore te Artit nisi si nje eveniment elitar per te shfaqur dhe ballafaquar arritjet ne fushen e artit dhe shpikjeve qe nga lloji i drurit te pershtatshem per ndertimin e anijeve te Madherise se Saj bojerave per ngjyrosjen e tekstileve dhe ekspresioneve dhe tendencave artistike te kohes ne fund shekullin e 19-te dhe ne vazhdim eshte kthyer ne nje rast per te prezantuar fuqite e reja ne skenen boterore dhe arritjet e tyre ne fushen e teknologjise kerkimit ambientit etj.
Nese per te kaluar nga ekspozita e pare ne ate te dyten u deshen gati 40 vjet tashme ethet per te bere ekspozita boterore kane zene cdo qytet me njefare peshe ne ekonomine kombetare te vendeve ne zhvillim ndersa ne vendet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara ka deri ne 3 ose 4 qytete qe pretendojne nje shfaqje te tille brenda te njejtit vit. Megjithate ato ekspozita qe shenjojne epoke ne historine boterore jane te rralla po aq sa e rralle eshte dalja e shteteve me pretendime globale ne skenen e historise.
Nese ne fillimet e tyre keto ekspozita kishin edhe nje qellim komercial per nxjerrjen e fitimit nga vizitoret tashme sherbejne vetem si investime afatgjata per evidentimin e kapaciteteve te vendit organizator dhe kthimin e shpenzimeve ne bilancin kombetar shumefish nepermjet investimeve qe vizitoret e tyre do bejne ne te ardhmen kur te vijne per here te dyte por kete radhe si investitore
E tille ishte edhe Expo 2010 e mbajtur ne Shangai qe mbajti 6 muaj portat e hapura dhe me 5 kilometrat katrore te siperfaqes se saj ishte nje qytet me vete. Po ashtu shifrat qe perfaqesoi jane impresionuese 49 miliarde dollare investime shifer dy here me shume sesa ajo qe u shpenzua per lojrat olimpike te Pekinit ne 2008-en 73 milione vizitore krahasuar me 64 milione qe ishte rekordi i meparshem i Expo Osaka 1970 ne Japoni megjithese nga keta vetem 5 ishin te huaj.
Pertej shifrave ekspozita Shangai 2010 u shfrytezua politikisht nga organizatoret per ti treguar botes zhvillimin ekonomik te saj si dhe nje mundesi per te prezantuar mundesite e tregut kinez per investitoret e huaj dhe per te rritur shkallen e kontakteve midis faktoreve ekonomike boterore dhe atyre kineze. Spektaklet vizive me nje teknologji te fantashkences prezantimi i orkestrave dhe kengetareve me fame boterore qofte edhe slogani i ekspozites Qytet me i mire per nje jete me te mire duke reflektuar shqetesimin perendimor per ambientin ishin menyra per te treguar se Kina eshte nje vend sa i lashte po aq mikprites per investitoret perendimore te cilet do ndihen si ne shtepine e tyre nese vijne te investojne ne ish-Perandorine e Mesit e cila tashme i ka harruar shekujt e izolimit.
Ngjarja u shfrytezua mjeshterisht edhe per propagande. Mjaft te rikujtojme se gjate kohes kur kjo ekspozite ishte e hapur u njoftua se prodhimi i pergjithshem bruto i Kines kishte zene vendin e dyte ne renditjen boterore duke tejkaluar Japonine dhe u renditur menjehere mbas Shteteve te Bashkuara. A thua rastesi Veshtire te jete e tille perkundrazi dukej se diplomacia ekonomike e Pekinit e kishte llogaritur te jepte kete lajm pikerisht nen dritat e nje skene si ajo e Expo Shanghai 2010.
Aktualisht Kina eshte nje gjigant ekonomik e cila po u afrohet me ritme marramendese parametrave perendimore. Te gjithe jemi deshmitare se si para 10 vjetesh mallrat kineze nuk kishin simpatine e publikut per shkak te cilesise se dobet te tyre ndersa sot treguesit kualitative te produkteve Made in China po u afrohen standardeve te BE-se por kjo rrjedhimisht ka sjelle edhe nje rritje te kostos se punes pasi sa me i kualifikuar punetori aq me i madh pretendimi. Ne nje te ardhme te afert me hapjen relative te kufijve dhe forcimin e globalizmit punetori i kualifikuar kinez nuk do jete me i shtrenguar te punoje ne vendin e tij por do kerkoje nje oferte me te mire gjetiu. Qe nga ky cast motori kinez do filloje te ndieje mungesen e pistonave te nevojshem per ta shtyre lokomotiven perpara. Ndersa shtrenjtimi i lendeve te para do sjelle kerkesen e vendburimeve te reja te cilat shpesh jane jashte kufijve aktuale dhe kjo do sjelle mungesen e karburantit te nevojshem per ta shtyre ne maloren e zhvillimit nderkohe qe vendi nuk ka kapacitetet politike dhe eksperiencen ekspansioniste te fuqive te vjetra per te bere hije edhe ne shtete te tjera pasi kjo nuk eshte mall qe mund te blihet por eshte nje atribut qe ta jep koha.
Kina ende eshte nje vend atraktiv per prodhuesit e huaj per shkak te krahut te lire te punes mungeses se problemeve ne ceshtjet e pronesise pasi aty toka eshte prone e shtetit zhvillimit te infrastruktures qe perparon me shpejtesine e levizjes se gomave te makinave dhe ne dy vjet nderton autostrada aq sa rrjeti i Italise nivelit te ulet te korrupsionit i cili eshte ne nivele te uleta pasi pavaresisht perparimit denohet ende me metoda mesjetare por gjithsesi efektive qe sjellin praktika te lehtesuara ne ngritjen e bizneseve te reja.
Ne perfundim mund te thuhet se ekspozita e Shangait ishte nje deshmi se Kina deshiron te jete spektakolare ne zhvillimet e saj por nese kjo do jete nje pikete se ciles do i referohet historia kur te flase per historine e Kines kjo mbetet per tu vertetuar. Vertet keta 30 vjetet e fundit Kina ka bere nje vrapim magjepses por kaq vite ne jeten e nje sistemi jane sa nje vit ne jeten e nje njeriu dhe nuk do te thote shume. Aq me teper kur vrapi drejt begatise nuk eshte si gara e shpejtesise se 100 metrave por si maratone 45 kilometershe per me teper me pengesa.