E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR KUJTIMIN E ENVER HOXHS DHE MONUMENTIN E AHMET ZOGUT

Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha jane dy figura historike. Nuk e vendosen dotkete status te tyre as paraardhesit tane dhe as ne bashkekohesit. Sa ishin gjalle ia dolen ata vete me mjetet e menyrat e tyre. Tani ne vitin 2010 ndersa jane vetem kujtime por edhe trashegimi kombetare na takon pikerisht neve dhe cdo brezi te mepasshem te rregullojme me ta nje raport te caktuar mundesisht me realin. Kjo do te thote me te dobishmin per te ardhmen. Asnje popull nuk e perdor trashegimine e vet per te shkuaren. Dihet qe e sotmja dhe e nesermja jone jane shoqeria e hapur dhe bashkimi i plote me shtetet e shoqerite e zhvilluara te Perendimit.

Ne kete permbajtje te re historike dhe gjeopolitike analiza e pare qe te shkon ne mendje eshte llogaria e thjeshte se te dy bashkekombesit e sipercituar drejtpersedrejti si kryetare shteti kane ushtruar pushtet mbi shqiptaret ne mbi gjashtedhjete vjet. Ndikim politik per nje periudhe akoma me te shumte. Duke qene se shtet i mevetesuar u beme vetem ne fund te 1912-s dhe nje lloj jete te normalizuar te tij e nisen pas 1920 Kongresit te Lushnjes Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhes u takon te kene mbajtur nen kontroll gati tre te katertat e historise se tij. Per rrjedhim po kaq te kene zoteruar e kushtezuar edhe te gjithe shoqerine tone.

Ja perse qendrimet opinionet studimet dhe botimet cdo sipermarrje propagandistike apo thjesht artistike cfaredo operacioni politik lyp kujdes te madh. Te dy jane aq pesherende ne historine tone sa kur i largon nga vemendja te rikthehen me shume kur i mban ngulshem nen vemendje ta bejne bumerangun edhe me agresivisht sa qene gjalle. Duke qene se ceshtja e mases se raporteve me trashegimine e tyre nuk eshte aspak pune e lehte dhe askush nuk e ka te perkryer kete dhunti po i paraqesim lexuesit si vetem nje nga gjashte milione bashkekombesit nje pikepamje personale.

Pak me shume se nje muaj me pare na ra rruga te kalonim neper Burrel. Ne sheshin qendror te tij ka nje permendore te Ahmet Zogut. Ndersa me pas do te riktheheshim per te ardhur ne Tirane ne ate kalim te shpejte u mjaftova me disa fotografime te shtatores nga pas xhamave te makines. Kur ndodhi kalimi i dyte iu luta drejtuesit te vetures nje njeri imi i dashur ta mbante nje cast dhe te me bente nje foto te monumenti. Me pa aq shume i lemerisur dhe me tha ca fjale aq te pazgjedhura sa u nemita. Makina beri tutje duke shfryre dhe akoma e kam peng. Ne rastin me te pare qe do te rikaloj ne Burrel do ta bej ate foto. Ahmet Zogu eshte nje trashegimi pozitive ne historine tone. Nderkohe ne rast se behet publik nje projekt per vendosjen ne Tirane te nje monumenti te tij do te isha kunder. Kjo sepse per te sotmen e per te ardhmen pervec se lende historike politikani Zogu perben edhe nje model per ata qe merren me ushtrimin e ketij profesioni mjaft ndikues mbi jeten e fatet e te tjereve. Ne rastet kur politikanet paraardhes nuk sherbejne dot si model per koleget e tyre bashkekohes apo te dekadave ne ardhje gjithsesi mund te shnderrohen ne nje justifikim ne rast te nje vepre te gabuar.

Sepse ne fund te fundit shtetari Ahmet Zogu ka pasur edhe jo pak te meta e ka kryer me shume se nje gabim te madh. Nuk po radhisim ketu as kultin e tij te individit teper te ekzagjeruar dhe per te cilin bashkekombesit jane informuar fare pak as sepse mbret ai u veteshpall me truke te zakonshme legjislative. Ne fund te fundit po te qe President ai njelloj do te sillej. Stili autoritar dhe perqendrimi i te gjitha puneve drejtuese ne nje dore te ne nuk eshte prirje e pazakonshme jashte rregullit te pergjithshem por mire e bukur nje nga veset tona kombetare. Madje nuk ndodh vetem ne politike. Ketu duket me shume. Te maskuar apo te fshehur do ta gjesh qe nga familja e ne cdo pore tjeter te shoqerise prej nje funksionari administrate e deri te nje pronar sipermarrjeje private. Nuk mungon deri edhe te disa police te trafikut rrugor te cilet i orientojne makinat jo nga respektimi i shenjave te semaforit por te dores e bilbilit te tyre. Sigurisht nje stil i tille nuk e favorizon sa duhet demokratizimin e shpejte te shoqerise dhe te shtetit. Prej trysnise se grupeve dhe individeve me te europianizuar te opinionit publik ai politikushtruesve duhet tu kufizohet pse jo edhe me pak me shume mirevullnet mund te frenohet edhe nga keta vete. Por ja qe per fat te keq nga kjo menyre veprimi kush me pak e kush me shume keto dite u entuziazmuam nga nje skene qe na pane syte. Mjaftoi nje ton i larte zeri dhe fjalesh te forta drejt nje shoqate qe per kryeqytetin administronte sherbimin urban dhe si me magji te zgjidhej menjehere gjendja e pajisjes se udhetareve me abone. Neper vende te emancipuara sic nuk ngjan qe nje pale ne menyre te njeanshme te shperfille me dhjetera mije qytetare po ashtu nuk ndodh edhe e kunderta nje qeverises qendror apo lokal ta shkoklavite situaten me nje ent privat me vetem nje urdher.

Ja pse Ahmet Zogu edhe pse autoritar per shtetberjen tone mbetet nje trashegimi pozitive. Por nderkohe aspak per tu rekomanduar si model kombetar qeverisjeje sidomos per raportet qe pati me parate publike apo sepse mbetet i shumediskutuar per menyren e shkembimit te territoreve me mbreterine jugosllave. Po ashtu si veproi ne castin e pushtimit te Shqiperise prej fashizmit italian. Ne kete kuptim pra qe politikani Zogu nuk eshte shembull i plote dhe i perkryer i nje modeli ne kryeqytet monumenti i tij eshte e tepert. Ketu mjafton ai bulevard i madh e i gjere qe mban emrin e tij.

Per trashegimine tjeter historike Enver Hoxhen ceshtja e vleresimit eshte me e nderlikuar. Jo vetem sepse akoma perfaqeson nje te kaluar te afert dhe per rrjedhim me akoma pasoja perveluese si edhe emocione te nxehta por edhe sepse ai dhe sistemi politik qe ndertoi qene teresisht antimodele edhe per vete njerezimin. Enver Hoxha nuk hyn ne pasurite kombetare por ne fatkeqesite kombetare. Ndersa studimet dhe analizat per bemen e tij nuk do te ndalen kurre me Hoxhen si shembull publik keputen kontaktet jo rilidhen. Sfumohen ato jo spikaten. Per te ardhmen ai nuk perfaqeson asnje pike te rendesishme referimi. Ne rast se per shembull prej kujtimit te tij kane mbetur sende private te cilat me pare jane vendosur apo ndodhur ne institucione publike ato duhet ti rikthehen menjehere familjes. Vendi i natyrshem i tyre eshte atje jo ne popull. Te tijte mund ti publikojne edhe ne internet po te duan por nje muze privat me to neper stenda apo cdo mjedis tjeter me orar te afishuar te dera nuk mund te realizohet. Eumlshte treguar mencuri qe librat e Enver Hoxhes lejohen te shiten madje jo vetem nga ata shumefaqesh ku ai qe autor por edhe prej atyre te cilet anesohen ne favor te tij. Nuk i ka ndaluar njeri botimet e bashkeshortes se vet qe e marrin ne mbrojtje te gjithe vepren e tij gjurmen problematike historike qe ka lene. Nuk u fut ne ndonje trysni politike as zoti Ramiz Alia kur edhe pse prej brezit te bashkepunetoreve te tij kryesore i ka nxjerre diktatorit me shume te meta ne librin e vet testament Jeta ime e cileson ate rilindes te madh. Ne te vertete kjo ishte e tepert e shmangshme prej nje politikani te vjeter. Presidenti i pare i shoqerise se hapur shqiptare nuk duhet te na rekomandoje Enver Hoxhen si nje nga modelet kombetare.

Nderkohe asgje nuk ndodh ne rast se ne Gjirokaster apo ne tregtore te tjera shiten filxhane me portretin e tij. Nuk po ngjan asgje edhe pse ne gjykatore kane marre firma te ligjshme ekzistence edhe dy apo tri parti enveriste. Per sa kohe ato nuk bejne thirrje per permbysje me dhune te sistemit aktual shoqeror dhe nuk kryejne asnje veprim te tille cfare vertet eshte keshtu pra jane parti qe pranojne ndryshimin e kabineteve qeveritare nepermjet votes nuk mund te dhunohen per tu nxjerre jashte ligjit.

Vec nje monument i tij apo edhe cdo bust publik deri edhe ne skajin me te larget te vendit nuk mund te lejohet. Po ashtu cdo forme tjeter kujtimi e tij ne permasa te tilla qe krijon rrethana te rekomandohet tines si model apo shembull publik per tu ndjekur. Edhe pse qeverite zgjidhen me shumicen e nje pjese te shoqerise shteti eshte i perbashket i te gjitheve. Duke qene i tille pra qe nuk mund kurrsesi te kryeje rol partiak apo ideologjik nje mision te madh e ka ate edukativ.

Ne mes te Tiranes kryeqytetit tone dhe metropolit me te madh te kombit per te qene shembull edukimi per gjeneratat e sotme e te neserme dy monumente shume te dashur pra edhe ndikues na mjaftojne Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe Nene Tereza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›