E Enjte, 5 Nëntor 2026

Adoleshentët, si të parandalojnë dhunën seksuale?

Shifrat në rritje të dhunës dhe abuzimit seksual me fëmijët shkaqet i ka të mungesa e formimit dhe informacionit për të njohur dhe denoncuar fenomenin. Në një projekt pilot që u krye me disa adoleshentë të kryeqytetit nga mosha 14-18 vjeç, u pa se ata nuk janë në gjëndje të dallojnë një afrimitet miqësor të padëmshëm nga një afrimitet për qëllime të pastra abuzimi seksual, ndërsa pas informimit dhe trajnimit , qëndrimi dhe qasja e tyre ndryshoi.
Shtimi i rasteve të abuzimit seksual me fëmijët në Shqiperi duket se i ka shkaqet te mungesa e formimit dhe informacionit që ata duhet të marrin që në bankat e shkollës. Ndonëse në këto institucione zhvillohet lenda e edukatës seksuale, ata nuk janë në gjëndje të dallojnë një afrimitet miqësor të padëmshëm nga një afrimitet për qëllimë të pastra abuzimi seksual. Gjetjet  i përkasin një studimi që Qendra Shqiptare për popullsinë dhe zhvillimin ndërrmori  tek adoleshentët e moshës 14-18 vjec për të parë se si ndikon edukimi seksual në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe asaj seksuale.
Ekspertët që pilotuan këtë ndërhyrje në një nga shkollat e Tiranës rekomandojnë që Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës  duhet bazuar në një kurrikulë e të shoqërohet me sistemet e mbrojtjes efikase në mënyrë që fëmijët e të rinjtë  të njohin dhe sesi të mbrohen nga dhuna dhe ngacmimet seksuale.
Dhuna me bazë gjinore ndaj fëmijëve e të rinjve është një problem kompleks i shëndetit publik me rezultate shkatërruese për vetë fëmijën dhe shoqërinë në përgjithësi. Në Shqipëri, shumë pak kërkime empirike i janë kushtuar kësaj çështje, duke u përqëndruar kryesisht në përhapjen dhe incidencën e fenomenit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›