E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bonusi i bebes, përfitojnë mbi 16 mijë familje që janë gëzuar me fëmijë në muajt e parë të këtij viti

Mbi 16 mijë familje që janë gëzuar me fëmijë në muajt e parë të këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes, me mbështetjen direkte të qeverisë, përmes Programit të Mbrojtjes Sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i dorëzoi sot çekun nënës së Katjas së porsalindur, fëmija i 1700 që merr bonusin e bebes këtë vit në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Mirë se erdhe Katja. Me kënaqësi i dorëzova çekun nënës së Katjas së porsalindur, fëmija i 1700 që merr bonusin e bebes këtë vit në Maternitetin “Koço Gliozheni”. Mbi 16 mijë familje që janë gëzuar me fëmijë në muajt e parë të këtij viti, kanë përfituar shpërblimin universal për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë”, tha Manastirliu.

Kur bebet janë binjakë ata përfitojnë nga 80 000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë  përftojnë nga 120 000 lekë secili.

Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›