Nis sezoni i provimeve në Universitetin “Ismail Qemali“ në Vlorë

Pas një viti të vështirë pandemik ku pjesa më e madhe e leksioneve është zhvilluar online studentët e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë kanë mbyllur procesin mësimor.
Sezoni i dytë i provimeve ka nisur dhe studentëve u duhet të tjekalojnë edhe fazën më të vështirë atë të testimit të njohurive në ambjetet e fakulteteve.
Rektori i universitetit të Vlorës Roland Zisi ka sqaruar në një intervistë për RTSH se gjatë kësaj periudhe është bërë e mundur edhe informimi i maturantëve në lidhje me kriteret e pranimit, si dhe programet e studimit që ofron Ismail Qemali.
Universiteti i Vlorës ka paraqitur kërkesën pranë ministrisë së arsimit për akreditim të programeve të studimit të nivelit master, si dhe është kërkuar miratimi i 10 programeve të reja studimi në fushën e turizimit, menaxhimit të rajoneve etj.