Universiteti i Gjirokastrës, synimi studentët e huaj dhe diploma të përbashkëta me universitetet perëndimore

Programe e diploma të përbashkëta studimi me universitete perëndimore, si dhe studentë të huaj në auditore, janë disa prej synimeve të Universitetit të Gjirokastrës për vitin akademik 2021-2022. Në një intervistë për RTSH, rektori i këtij universiteti Prof. Dr Bektash Mema tregon se universiteti do të heqë edhe tarifën e shkollimit për degët e mësuesisë. Sipas tij janë pikërisht programet e hapura 3-4 vitet e fundit të cilat kanë edhe më shumë kërkesa.
Por për rektorin Mema, prorgamet e mësuesisë, janë një aset i Universitetit të Gjirokastrës, i cili duhet ruajtur. Zoti Mema dhe e stafi i tij kanë propozime konkrete për këtë. Në universitetin e Gjirokastrës janë rreth 1 500 studentë aktivë, shifër e cila synohet të rritet për vitin akademik 2021-2022.