E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Triumfi" vë në pranga falsifikatorin e 16-të

Policia e Tiranës kanë arrestuar një tjetër person në kuadër të operacioni të koduar “Triumfi” që ka ndërmarrë përsipër goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e falsifikimit. Numri i të arrestuarve nga ky operacion ka shkuar në 16 persona. 

TIRANË-Arrestohet personi i 16-të i “Triumfit”. Forcat e Policisë së Tiranës kanë arrestuar një tjetër person në kuadër të operacioni të koduar “Triumfi” që ka ndërmarrë përsipër goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Numri i të arrestuarve nga ky operacion ka shkuar në 16 persona.
Policia e Tiranës, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëri të ditur sot arrestimin e shtetasit Sotir Caci, 54 - vjeç, lindur dhe banues në Korçë, pasi dyshohet se është përfshirë në veprimtarinë ilegale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. 54 vjeçari Caci mendohet se është bashkëpuntor në grupin e përbërë nga 15 persona, të arrestuar para dy ditësh në operacionin e gjerë "Triumfi", të shtrirë në disa rrethe.
Nga të njëjtat burime mësohet se, çështja ndaj këtij shtetasi i kaloi për hetime të hollësishme, Njësisë "Task Force" në Prokurorinë e Tiranës, e specializuar për luftën kundër krimit ekonomiko -finaciar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›