E Diel, 1 Nëntor 2026

Adoleshenti i merr hakun të atit vret 30 vjecarin

SHKODER- Një vrasje është shënuar pak orë para ndërrimit të viteve në fshatin Shtoj të Shkodrës. 30 vjecari Albert Dhampiraj është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku për motive hakmarrjeje. Policia e kryeqendrës së veriut thotë se vrasja ndodhi rreth orës 20. 30 minuta në qendër të fshatit Shtoj, vetëm disa kilometra larg Shkodrës.
Policia ka arrestuar si autor të krimit 15 vjecarin Isa Shpuza. Pas veprimeve të para hetimore u mësua se viktima i kishte vrarë të atin 15 vjecarit, kohë më parë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›