E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana feston Vitin e Ri, BalkanWeb uron Nga Mot Gëzuar

TIRANE- Me urimin tradicional “Nga mot Gëzuar” shqiptarët kanë pritur Vitin e Ri 2011. Urimi është shoqëruar me buzëqeshje, përshëndetje dhe dollitë e ngritura për shëndetin e miqve, të të dashurve dhe familjarëve. Agjencia e lajmeve BalkanWeb, iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2011!”

Kur akrepat e orët kanë shënuar 00.00 fishekzjarret i kanë dhënë ngjyrën e vërtetë gjallërisë së minutave të ndërrimit të viteve.
Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë preferuar ta kalojnë në tryezën familjare këtë festë, por edhe ambientet luksoze në kryeqytet, lokalet dhe restorantet që kanë ofruar muzikë live, dhe ku kanë kënduar artistët më të njohur të momentit kanë qenë të mbushura plot.
Familjarë që kanë qëndruar në shtëpite e tyre kanë qenë nën shoqërinë e ekranit të vogel,i cili ndonëse alterantiv dhe i shpërndarë në disa stacione televizive private ishte munduar t'i argëtonte shqiptaret. Më pas orët e para te Vitit te Ri, kanë rinxjerrë në rrugë mijëra njerëz të kryeqytetit. Qytetarët kanë nisur telefonatat dhe mesazhet me urimet më të bukura për të afërmit, miqtë e tyre.
Në këtë feste popullore, më e populluar ka qënë zona e Bllokut , një nga më të prefruarat e rinisë së kryeqytetit, ku lokalet e kësaj zone kanë qënë tejet të mbushura jo vetëm nga të rinj.
Në ndryshim nga çdo vit, sheshi "Skenderbej" ne Tiranë, arena tradicionale e festimit të ndërrimit të viteve ka qënë këtë herë më shumë se i braktisur për shkak të punimeve që bashkia e kryeqytetit ka nisur prej disa muajsh atje. Festimet janë zhvendosur në sheshin "Nënë Tereza", ku dhe është vendosur pema e Vitit të Ri.
TIRANA ZGJOHET E PERGJUMUR
Ndërsa në orët e para të së shtunës së parë për vitin 2011, kryeqyteti është zgjuar me përkundjen e 'gjumit' të hedhur tutje në natën më spektakolare të vitit.

Shumica e aktiviteve private u kanë vënë kyçin dyerve të tyre dhe qepenat e dyqaneve thuajse kanë qenë të gjithë të mbyllur. Në rrugë qarkullojnë më pak makina se sa në ditët e fund-vitit, ndërkohë që nuk i kanë munguar kryeqytetit në këtë një janar, shitësit ambulantë, apo dhe familjarët që kanë filluar vizitat e para të vitit 2011, tek miqtë dhe të afërmit me urimet tradicionale të Vitit të Ri.
Shumë pak bare janë hapur për kafetë e para të Vitit ë Ri. Ndërsa qetësia ka 'pushtuar' përkohësisht kryeqytetin, në ndryshim të plotë me atmosferën e orëve të para të 2011-ës, duket se atmosfera do të 'rindizet' në orët e mbrëmjes, nga ngazëllimi i qytetarëve në këtë fillimviti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›