E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosjet nga fishekzjarret ne Tirane

Përdorimi i fishekzjarreve, i shashkave dhe kapsollave të tjera gjatë natës së Vitit të Ri, për të festuar, është kthyer dhe në burim incidentesh. Megjithëse këto plagosje kanë qenë të lehta, ato nuk kanë munguar. Në orët e para në Spitalin Ushtarak në Tiranë, janë kuruar me plagë të vogla më tepër se 20 persona, përfshi këtu dhe 10 fëmijë.
 

Sipas mjekëve, dëmtimet kanë qenë të vogla, në fytyrë dhe duar kryesisht, dhe kjo vjen për shkak të keqpërdorimit të tyre, apo dhe të keqfunksionimit të fishekzjarreve.
 

Ne Tirane nje femije eshte paraqitur me urgjence ne Spitalin Ushtarak pasi ka demtuar syrin dhe doren. 13-vjecari eshte lenduar nga fishekzjarret dhe tashme ndodhet nen kontrollin e mjekeve. Rastet me diegie nuk kane qene te shumta, por 5 raste jane paraqitur pas ores 01.30 minuta.

Ndërkohë që në shërbim të komunitetit kanë qenë dhe forcat e policisë, të gatshme për çdo lloj incidenti. Në të gjitha kryqëzimet kryesore, përfaqësuesit e shtetit kanë qenë në dispozicion për të kontolluar shkeljet e ligjit.
 

Orët e para të mengjesit janë shoqëruar me incidente të vogla, që nuk e kanë prishur atmosferën e përgjithshme të festës në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›