Fishekzjarret e fundvitit 23 të lënduar në Tiranë e Elbasan
ELBASAN- Përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarrëve dhe kapsollave në momentet e ndërrimit të viteve ka shkaktuar 23 të lënduar në qytetin e Elbasanit dhe në Tiranë. Një 12-vjeçar me dëmtime serioze në syrin dhe dorën
TIRANE, 5 TE LENDUAR NGA FISHEKZJARRET
Në Spitalin Ushtarak në Tiranë në orët e para të Vitit të Ri 2011 janë paraqitur 5 persona për të marrë ndihmë mjekësore, si rezultat i djegieve të lehta të shkaktuara nga përdorimi pakujdes i fishekzjarreve. Sipas mjekut roje Ali Lila, në urgjencën e këtij spitali, pas orë 01:30, janë paraqitur pesë raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që mes tyre veçohet si rast i rëndë ai i një djali 12-vjeçar, i cili ka dëmtime serioze në syrin dhe dorën e majtë. Mjeku deklaroi se numri i personave të dëmtuar këtë fillimviti nga përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarreve është më i ulët se ai i së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
ELBASAN 16 TE LENDUAR
Festimi i ndërrimit të viteve në qytetin e Elbasanit, i cila ka zgjatur deri në orën 05.00 të mëngjesit të së shtunës, ka shkaktuar disa incidente.
Shefi i Komisariatit të Policisë, Sejfulla Metko i cili ka qenë gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit në gadishmëri ka thënë se "rreth një orë para ndërrimit të viteve dhe një orë pas ardhjes së vitit të ri, kanë ndodhur 16 plagosje të lehta, si pasojë e plasjes së kapsollave", citon atsh.
Sipas Metkos të lënduarve i kanë ardhur në ndihmë menjëherë efektiva të Policisë, si edhe stafi mjekësor të cilët kanë qenë në gadishmëri të plotë për rreth 24 orë.
Burime nga spitali kirurgjik bëjnë të ditur se janë paraqitur në spital 16 të rinj, të cilët nga pakujdesia e hedhjes së kapsollave dhe fishekzjarreve janë lënduar lehtë në duar dhe këmbë. Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm ata kanë lënë spitalin për të festuar sërish.
(s.g/BalkanWeb)