Adoleshenti plagos rëndë tre kalimtarë me makinë
Jeta e njeriut është shumë e pasigurt në rrugët e Shqipërisë. Një 16 vjeçar pa patentë ka plagosur sot 3 kalimtarë duke bërë prova me benzin e tij. Ngjarja ka ndodhur sot në Patos të Fierit. Adoleshenti ka përplasur rëndë, Margarita dhe Ilma Beqajn, nënë e bijë si dhe Valentina Celaj dhe më pas e ka përplasur makinën pas murit të shkollës “Hekuran Maneku”. Ambulanca e arritur në vendngjarje ka shoqëruar tre të plagosurat të cilat ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë i riu është shoqëruar në ambientet e policisë.