Rruget, Shqipëria pas Haitit e Burundit
Në studimin e fundit të Bankës Botërore për infrastrukturën në ndihmë të ekonomisë dhe tregtisë, Shqipëria renditet e 139 nga 150 vende. Shqipëria në këtë studim renditet pas Tanzanisë, Eritresë, Burundit apo Haitit.
Nënsekretari për programin politik, Ervin bushati tha sot në një prononcim për shtyp se: - “Qeveria Berisha premtoi në programin e saj 4.000 km rrugë rurale. Ndërsa ka hyrë në vitin e fundit të mandatit, Kryeministri duhet t’u tregojë shqiptarëve ku janë këto rrugë, të cilat ndjeshëm po frenojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe investimet e huaja”.
Sipas tij është e pafalshme që në Studimin e fundit të Bankës Botërore për infrastrukturën në ndihmë të ekonomisë dhe tregtisë, Shqipëria renditet e 139 nga 150 vende. Kjo situatë rëndohet akoma më shumë për Kryeministrin demagog që vetëm di të flasë, por është i paaftë të mbajë atë çka thotë, kur Shqipëria në këtë studim renditet pas Tanzanisë, Eritresë, Burundit apo Haitit.
Partia Socialiste vlerëson se përmirësimi i vazhdueshëm, me punë e jo me fjalë, i një infrastrukture funksionale, janë objektivat kryesore të saj për politikat e zhvillimit në ndihmë të ekonomisë.