E Diel, 1 Nëntor 2026

Adoleshenti terror ne fshat arrestohet

Një gjimnazist ka përfunduar në pranga të policisë së Gjirokastrës, pasi ka terrorizuar banorët e fshatit Kardhiq, duke qëlluar me armë zjarri kallshnikov në drejtime të ndryshme, sikurse duke ecur me shpejtësi me mjetin e tij në aksin që lidh Komunën Cepo me rrugën nacionale. Ekspertët kanë grumbulluar 30 fishekë kallashnikovi në sediljen e automjetit, si dhe morën dëshmitë e fshatarëve të cilet për afro dy orë janë detyruar nga frika të mos lëvizin nga banesat e tyre.

16 vjecari E.S është nxënës në gjimnazin e Gjirokastrës dhe dyshohet se ai ishte në gjendje të dehur kur ka ndërmarrë terrorin nëpër fshat. Policia lokale po heton ngjarjen për të zbardhur të plotë motivet e këtij adoleshenti që vuri në rrezik jetën e shumë banorëve në Kardhiq të Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›