E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga lartesia humb jeten femija

Një 6 vjeçar me iniciale F. Saliu ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, vetëm pak kohë  pas rrëzimit nga lartësia prej afro 1 metër në një banesë në fshatin Shkallnur  në Durrës. Sipas policisë 6 vjeçari ka rënë në mënyrë aksidentale nga dritarja e banesës gjatë kohës që ky ishte duke luajtur. Ndonëse ndihma ka qenë e shpejtë në  vendin e ngjarjes, 6 vjeçari nuk ka mundur të shpëtoje duke ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Sipas mjekëve fëmija kishte fraktura të shumta në kokë , të cilat i kishin shkaktuar dëmtime të parikuperueshme. Policia ka marrë në pyetje familjarët, ku me sqarimin e rrethanave të ngjarjes janë lënë të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›