E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan sherr ne spitalin psikiatrik nje i vdekur

Një pacient i spitalit psikiatrik në Elbasan ka humbur jetën si pasojë e konfliktit që ka pasur me pacient tjetër në këtë spital. Arjan Laska 40 vjec me banim në Pogradec ,i shtruar në këtë spital, gjeti vdekjen gjatë transportimit për një shërbim më të specializuar për në spitalin ushtarak në Tiranë si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar nga grindja me një tjetër pacient Sipas të dhënave të personelit dhe policisë B.G. 25 vjec e ka qëlluar disa herë me grushta Arjan Laskën i cili ka rënë në dysheme ku dyshohet s eka pësuar dëmtime serioze në kokë. Me gjithë ndërhyrjen e personalit ka qenë tepër vonë për të ndjerin. Ai është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por duke konstatuar gjendjen e rënduar, mjekët e këtij spitali e kanë nisur për në Tiranë për një shërbim më të specializuar. 40 vjecari nuk ka mundur të mbijetojë. Një grup hetimor dhe ekspertët po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

Reagon drejtori i spitalit, largon nga puna dy kujdestarë dhe infermierë
Pas vdekjes së pacientit ka reaguar drejtori i spitalit psikiatrik të Elbasanit dr. Kamber Balla. Drejtori deklaroi se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 10 të paradites në pavionin 5 të këtij spitali. Pacienti M.G 25 vjec, i shtruar në spital me epilepsi dhe gjendje të shprehur agresiviteti, ka qëlluar fillimisht një kujdestar e më pas ka sulmuar me grushta pacientin Arjan Laska 40 vjeç i cili gjithashtu vuan nga të njëjtat simptoma. Deri në orën 7 të mbrëmjes ai nuk ka manifestuar shqetësime, por më pas ka pasur ndërlikime. Për këtë qëllim është dërguar në spitalin kirurgjik në reanimacion ku ka përfunduar në gjendje kome. Pas ndihmës së marrë është nisur për në Tiranë, por ka humbur jetën gjatë rrugës.
Drejtoria e spitalit është ndaluar menjëherë në masat e ndëshkimore për këtë rast. Drejtori shprehet se ka paralajmëruar për largim nga puna dy kujdestarë dhe dy infermiere dhe është në pritje të rezultateve të ekspertizës dhe autopsisë që do të përcaktojnë shkaqet përfundimtare të vdekjes së pacientit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›