E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentja më e gjatë në botë

Sao Paolo, 29 gusht – Ka vetëm 14 vjet, ndërsa është 206 cm e gjatë. Braziliania Elisany Silva është adoleshentja më e gjatë në botë.

Por, gjatësia e saj nuk ka ardhur pa probleme. është detyruar të lë shkollën dhe prindërit e saj nuk kanë mjaft para për të paguar testimin dhe trajtimin e gjatësisë së saj.

Megjithatë, me gjithë gjërat negative, Elisany gjatësinë e saj e sheh si një avantazh të rëndësishëm në atë që dëshiron të merret – modelimin.

Ajo së shpejti do të debutojë në modelim, në sfilatën e modës gjatë Panairit të fustaneve të nuseve në Belemi, në Brazil.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›