OBSH: Banoret e Tiranes 2 vjet me pak jete nga betonizimi

Qytetaret e Tiranes rrezikojne te jene me jeteshkurtert por shkak te nivelit te larte te ndotjes qe eshte ne vendin tone. Ky fakt kete here nuk eshte bere i ditur nga specialistet shqiptare, por nga ata te Organizates Boterore te Shendetesise te cilet pohojne se niveli i ndotjes se ajrit eshte shume i larte. Por, ajo qe theksohet eshte se me shtimin e punimeve sidomos ne qender te kryeqytetit kjo ndotje eshte rritur disa here, duke u bere me teper shqetesuese.
Raporti
Nje raport i publikuar nga Organizata Boterore e Shendetesise, i cili behet publik nga zv/ministri i shendetesise zbardh fakte tronditese per vendin tone, dhe sidomos Tiranen. Sipas raportit, cdo qytetar i Tiranes humb 1 deri ne 2 vjet jete nga niveli i larte i ndotjes se ajrit qe vijne vetem si pasoje e punimeve ne qender te qytetit, ne sheshin Skenderbej. "Ne nje raport te Organizates Boterore te Shendetesise cdo qytetar shqiptar humb nga 1.5 deri ne 2 vjet jete. Ne e ndiejme si detyrim te ndergjegjesojme qytetaret shqiptare nga papergjegjshmeria e Bashkise. Kush eshte ai qytetar qe nuk do dy vjet te jetes se tij dhe te femijeve te tij" ka pohuar Spahia. Sipas tij, duke parashikuar perkeqesim te kesaj gjendje, bazuar ne planet per ndertime te tjera ne Tirane, sic eshte ai i shkaterrimit te te vetmes mushkeri te gjelber te Tiranes dhe shnderrimit te saj ne nje zone te betonizuar me kulla shumekateshe. "Veme re me kohet e fundit nje tendence te Bashkise se Tiranes, per te nderhyre dhe per te betonizuar edhe te vetmen mushkeri te vetme qe ka qyteti i Tiranes, pjeses se Kodrave te Liqenit Artificial. Kjo nuk duhet te ndodhe" ka pohuar Spahija. Ne Raportin e Organizates Boterore te Shendetesise jane studiuar dhe grimcat e demshme te ajrit PM 10 te cilat jane shkaktare te shume semundjeve kardiovaskulare, dhe eshte arritur ne konkluzionin se ne ajrin e Tiranes, ndotja eshte tej masave te lejuara te Bashkimit Evropian.
Ndotja
Pavaresisht progreseve te bera ne pastrimin e ajrit ne vend, serish Shqiperia listohet ne ato vende te cilat kalojne parametrat e ndotjes se ajrit. Shifrat e ndotjes ne Tirane, kryesisht nga grimcat e imta te pluhurit jane teper te larta, gati 20-30 per qind, mbi normat e lejuara. Ky shqetesim ngihet nga autoritetet e Organizates Boterore te Shendetesise. "Po te shohim te dhenat e deritanishme, konfirmojme se niveli i ndotjes, i matur nga dy stacionet e vendosura ne Tirane, ketu ne institut dhe ne qender, i tejkalon normat e percaktuara nga Bashkimi Evropian, madje dhe limitet dhe udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise, vecanerisht per grimcat. 20-30 per qind mbi normat e lejuara. Niveli i ndotjes madje eshte edhe me shume, por ne nuk mund te interpretojme matjet, pasi duhet nje kohe me e gjate per ti percaktuar ato", tha Michael Kryzoneski, perfaqesues i OBSH-se ne vendin tone. Vetem permbajtja e dyoksidit te azotit NO2 po rritet gradualisht, gje qe shpreh ndikimin vendimtar te shkarkimeve te automjeteve ne rritjen e permbajtjes se tij ne ajer. "Me keto ritme rritjeje brenda pak vitesh edhe ky gaz toksik do te kaperceje normat e BE-se ne ajrin urban te qyteteve kryesore te ne", pohojne specialistet e ISHP-se, duke shtuar se ne Tirane vlera e tij mesatare tashme kapercen normen e BE-se. E njejta gje verehet edhe per permbajtjen e benzenit C6H6 ne ajer, qe eshte nje ndotes me veti te njohura kancerogjene
Gazrat dhe pluhuri ne ndertim ne krye te listes
Specialistet e Institutit te Shendetit Publik dhe perfaqesuesve te OBSH-se, jane te ndryshem faktoret e ndotjes, por me problematike jane gazrat qe clirohen nga djegiet, si dhe punimet ne rruge. Grimcat e imeta me dimensione me te vogla se 10 mikron qe kane periudha te ndryshme jane ndotesit me problematike ne Tirane, grimca fare te imeta te transmetohen ne distanca shume te largeta. "Ne si OBSH e ISHP jemi te interesuar me shume per keto grimca te imeta, qe ndikojne se tepermi ne agravimin e semundjeve te zemres, qarkullimit te gjakut dhe uljes se jetegjatesise", - u shpreh perfaqesuesi i OBSH-se. Sipas te dhenave me te fundit te ISHP-se, nje tjeter tregues i ndotjes ne ajer eshte edhe benzeni, i cilesuar gaz kancerogjen, i cili clirohet nga makinat ne trafik. Keto grimca ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te ndryshme, duke shkurtuar jetegjatesine e popullsise.