Adresari, MB thirrje qytetarëve: Mos plotësoni formularin e Ramës
Ministria e Brendshme vazhdon te kembengule se bashkia e Tiranes po shkel hapur parimin e kofidencialitetit te te dhenave.Per kete arsye ministria nepermjet zedhenesit u ben thirrje te gjithe qytetareve te kryeqytetit te mos e plotesojne formularin e shperndare nga bashkia ne kuader te plotesimit te adresarit te ri.
“Ministria e Brendshme i kërkon Z. Edi Rama që në mënyrë urgjente të tërheqë formularin e shpallur publikisht prej tij dhe shpërndarë në kundërshtim me ligjin. Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të Bashkisë së Tiranës të mbrojnë të drejtën për privatësinë e të dhënave të tyre personale, të jenë të kujdesshëm dhe të mos plotësojnë të dhënat që u kërkon Z. Rama në tejkalim dhe anashkalim të ligjit, mbi numrin e telefonit fiks dhe celular, sipërfaqes së pronës, të qenurit emigrant ose jo, punësimit e arsimimit, profesionit dhe vendit nga vijnë” tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja.
Gent Azizi