Adresari i ri i TiranësRama prezanton fazënfinale
TIRANE- Në fillim të vitit 2011, Tirana do të ketë një sistem të ri adresash. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama gjatë prezantimit të Adresarit të ri e ka cilësuar atë një nevojë të madhe për Tiranën.
Sipas Ramës, Bashkia e Tiranës e ka përcaktuar adresën e re për cdo godinë dhe hyrje dhe vazhdon puna për fazën përmbyllëse të këtij procesi.
“Do të duhet thjesht të bëjmë lidhjen përfundimtare mes emrit të cdo qytetari dhe pjestarëve të cdo familjeje me adresën e vendbanimit apo të njësisë së angazhimit publik ose privat. Gjithashtu do të bëhet dhe lidhja përfundimtare mes emrit dhe adresës e vendbanimit me regjistrin e gjendjes civile” theksoi kryebashkiaku.
Rama u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për të plotësuar formularin e vendbanimit. Të dhënat e Adresarit do të gjenden edhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë së Tiranës dhe në librin e Adresarit që do të dali në qarkullim për qytetarët në përfundim të këtij procesi.
(e.n/news24/BalkanWeb)