Viktimat e drogës "pa strehë", këkohen qendra rehabilitimi
Nje dite para 26 qershorit, dites boterore kunder abuzimit dhe trafikimit te drogave, strukturat e shendetsise deklarojne se nuk kane kapacitetet e mjaftueshme per te trajtuar gjithe përdoruesit e drogave ne Shqiperi. Perfaqesuesit e Ministrise se Shendetsise, thone se po merren me hartimin e nje strategjie, per rritjen e numrit te qendrave rehabilituese, pasi numri i përdoruesve te droges dhe alkoolit ne vend po merr përmasa te medha, duke u shtrire pothuajse ne te gjitha zonat e vendit.
"Te themi realitetin, nuk eshte bere aq sa duhet ne kete drejtim pasi perseri rrjeti trajtues nuk eshte ne permasat e duhura duke i ardhur ne ndihme ketij kontigjenti dhe nuk kemi infrastrukturen e duhur, kapacitetet ne trajnimin e duhur etj. Jane disa elemente qe ne nuk i kemi permbushur dhe mendoj se me strategjine pasardhese, qe se shpejti do te perpilohet, ne ti veme me teper ne dukje keto elemente dhe ti realizojme", tha Sokol Morina, perfaqesues i Ministrise se Shendetsise.
Nderkohe sipas specialisteve te Institutit te Shëndetit publik, po punohet per studim per here te pare kombëtar qe do te jape shifra zyrtare te numrit te përdoruesve, por edhe te grupmoshave. Aktualisht ne vend sipas te dhenave, nga orgazniata qe merren me trajtimin e narkomaneve , numërohen rreth 40 mije përdorues droge, nga te cilet rreth 7% jane te rinj, kryesisht te shkollave te mesme.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi