Lufta kundër kanceritTeuta Topi: Përkujdesje embështetje për të sëmurët
KORCE- Zonja e parë e vendit Teuta Topi ka vizituar klinikën e kujdesit paliativ në Korcë, një klinikë ku përkujdesja për pacientët me kancer kur sëmundja nuk i përgjigjet trajtimit kurues, ofron një tjetër përkujdesje.
Qëllimi i klinikës është rritja në nivelet më të mira të kualitetit të jetës në këtë pjesë të fundit që pacientët kalojnë.
Zonja e parë Teuta Topi u shpreh gjatë takimit se ndërgjegjësimi për këtë sëmundje do të ulte ritmet e numrit të madh të saj duke ofruar njëherësh dhe bashkëpunimin.
“Unë them që kemi shumë punë për të bërë sepse kapja në kohë e sëmundjes ndihmon shumë në uljen e vdekjeve nga kjo sëmundje. Ky sensibilizim në radhë të parë na takon ne nënave që ta bëjmë me fëmijët tanë, i takon shtetit që ta fusi atë si një program edukate shëndetësore nëpër shkolla.” theksoi Topi.
Zonja Topi vijoi takimin e saj me intelektualë të këtij qyteti duke folur sërish për luftën kundër kancerit, pasi Korca kap vendin e parë për vdekshmërinë e kësaj sëmundjeje në të gjithë vendin.
(e.n/news24/BalkanWeb)