Heqja e vizave, presidenca belge e BE: Na ndihmoni, t'ju ndihmojmë
Mesazhi që vjen nga presidenca e re belge e Bashkimit Europian, është që vendi ynë duhet të punojë për plotësimin e kritereve të kërkuara në mënyrë që të përfitojë në proceset integruese. Na ndihmoni tju ndihmojmë, kanë qenë këto fjalët e ministrit të jashtëm belg, Steven Vanackere, gjatë prezantimit të programit për gjashtë muajt e ardhshëm në krye të BE-së.
“Procesi i liberalizimit te vizave bazohet tek meritat. Per shume njerez liberalizimi i vizave eshte nje veprim simbolik dhe njekohesisht praktik... Ne jemi te vetedijshem per rendesine e ketij procesi, dhe per kete arsye kembengulim tek plotesimi i standardeve te percaktuara nga BE. Pra, kur me pyesni per momentin kur do te marrim nje vendim, do te thoja se kjo do te varet nga progresi qe do te shohim, apo nga menyra se si do te plotesohen kushtet e percaktuara... Ne duam ta shohim kete ceshtje pozitivisht, por njekohësisht do te kembengulim tek plotesimi i kritereve... Pra, do t'u thoja vendeve qe kerkojne te arrijne liberalizimin e vizave "Na ndihmoni, t'ju ndihmojme!". Ne kete menyre ne mund t'u krijojme lehtesite e nevojshme qe ata te arrijne standardet. Sigurisht, gjykimi yne do te jete objektiv. BE nuk e konsideron mundesinë e mbylljes se dyerve per keto vende. Ne jemi mjaft te hapur per njerezit e interesuar per levizje te lire, por kjo duhet te behet sipas rregullave”, tha Steven Vanackere, ministri i Jashtëm i Belgjikës.
Lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor kryeministri belg, Leterme dhe ministri i Jashtëm, Vanackere thanë se prioritet do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit, për plotësimin e kushteve. Ndryshimet duhet të ndodhin nga brenda, thanë ata, duke iu referuar pikërisht përpjekjeve të këtyre vendeve për procesin integrues.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e premte , 25 qershor 2010 ) < I mëparshmi