Adrian Paci: Një video frymëzuar nga Rripi i Gazës
"Shqipëria është gjithnjë e pranishme në veprat e mia me mungesën e saj". Kështu thotë Adrian Paci, teksa ndalon në hollin e hotel "Dajtit". Është një nga rikthimet e tij artistike. Merr pjesë në edicionin e katërt të bienales së Tiranës. I afirmuar si artist bashkëkohor, Paci sjell në Tiranë një video të prezantuar më parë në aktivitete ndërkombëtare. Titullohet "Per speculum". Është një dialogim përmes imazhit, pa fjalë. Një grup fëmijësh me të cilët prezantohemi përmes një reflektimi pasqyre. Mjaftojnë një palë llastiqe, që gjithë ai imazh të thyhet, ndërsa me copat e pasqyrës, nën një hare që vetëm fëmijët e njohin, ngjiten në një majë peme dhe pasqyrojnë diellin te njëri-tjetri. Për Pacin ka një domethënie në secilin element. Përfshirë edhe atë që vjen nga një kronikë e thjeshtë televizive, ku fëmijë të Rripit të Gazës e përdorin reflektimin e diellit në pasqyrë kundër ushtarëve. Ndërsa vendosja e kësaj videoje brenda godinës së "Dajtit", e plotëson në domethënien e saj.
Ndodheni në Tiranë për bienalen e Tiranës. Çfarë sjell çdo rikthim?
Çdo pjesëmarrje e imja në ekspozitat shqiptare ka një notë të veçantë e lidhur kjo me kthimin tim, por edhe takimin e punës time me një publik që unë e konsideroj të afërt.
Ju jeni vazhdimisht pjesëmarrës në aktivitete ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Si e shihni në këtë pikëpamje bienalen e Tiranës dhe dialogimin që kjo gjini e artit gjen te publiku jonë?
Çdo vend ka veçantitë e veta, ka publikun e vet, ka historinë, arkitekturën, kontekstin e vet social dhe artistik. Shqipëria, në këtë mozaik global, po ashtu ka specifikat e veta. Mendoj që nga organizuesit e bienales po bëhet një punë e dobishme për të mbajtur gjallë dialogun mes publikut shqiptar dhe artit bashkëkohor, mes artit shqiptar dhe artit ndërkombëtar. Duke parë listën e artistëve të ftuar, por edhe punët e ekspozuara në këtë fazë të parë të aktivitetit, më duket një nga bienalet më të arrira në historinë e këtyre katër edicioneve të këtij aktiviteti. Besoj se që nga ekspozitat e para ndërkombëtare deri më tani, publiku ka filluar të mësohet me të rejat e artit bashkëkohor, të cilat nuk janë kaq të paperceptueshme. Nuk kemi një stil të veçantë, janë shumë stile, shumë ngjyra, shumë teknika që kërkojnë mundësi të vazhdueshme për të gjetur kanale komunikimi me publikun përmes rrugëve të ndryshme.
Paraqiteni në konkurrim me një video...
Është punë e prezantuar në disa vende të botës dhe për herë të parë në Shqipëri. Titullohet "Per speculum". Pa dashur të jetë simbolike, kërkon të ngërthejë në vetvete disa elemente që kanë potencialitet domethënës: drita, pasqyra, aksioni i thyerjes së saj, fëmijëria, ose pema. Të gjitha këto elemente duhet të vendosen në një narracion që e ruan thjeshtësinë e nuk kërkon të jetë i forcuar. Ka të bëjë me iluzionin, forcën tërheqëse të tij, por edhe atë të zhgënjimit. Thyerja e pasqyrës do të nënvizojë po këtë, se ajo çka po shohim nuk ka materialitet. Materialiteti është një copë xham, kurse imazhi thyhet me thyerjen e pasqyrës. Ka një histori kuptimesh të errëta që nuk duan patjetër të dalin përmes punës sime si një element ilustrativ i idesë, por janë aty për ta ngarkuar punën me një lloj tensioni.
Zakonisht punët tuaja mbartin një ngërç të realitetit, kthyer në art përmes gjetjesh. Si nisi puna për këtë video?
Shpesh e përditshmja ka hyrë në veprat e mia në mënyrë më direkte, kurse puna me të cilën paraqitem në bienale e jep në mënyrë më të stërholluar këtë marrëdhënie.
Kam dashur ta mbaj thjeshtësinë dhe narracionin për të mos i ikur faktit që janë disa fëmijë, thyejnë një pasqyrë e fillojnë të lozin me të. Këto nuk janë imazhe që vijnë vetëm nga kujtesa e fëmijërisë time, por e shumë fëmijëve të tjerë që u ka pëlqyer të luajnë me përthyerjen e dritës në pasqyra, duke përdorur elementin trazues që ka reflektimi i dritës. Imazhi fillestar ka qenë një grup fëmijësh që qëndrojnë në një pemë të madhe, një element i njohur në ikonografinë mesjetare, por si imazh i pemës gjenealogjike. Më mungonte një element që ma solli ndërmend një kronikë e rastësishme televizive: disa fëmijë nga Rripi i Gazës, të cilët luftonin kundër ushtarëve, duke përdorur reflektimin e dritës në pasqyrë. Ishte një element i të përditshmes që iu bashkëngjit idesë për të gjetur çelësin e realizimit.
Italia ofron një realitet ku ndjeheni "komodë" për të krijuar? Rehatia është armiku i krijimtarisë. Mbetet një pikëpyetje fakti se si do të isha po të mos kisha emigruar, por është e sigurt se shumë punë të miat lindin nga përthyerja e eksperiencës time artistike me atë njerëzore. Transformimi që ndodhi tek unë pas largimit nga Shqipëria ka lënë gjurmët e veta në punën time, si për sa i përket prezencës, por edhe mungesës. Unë nuk kam reshtur së pasuri raport me Shqipërinë, por ka qenë një raport me një realitet të munguar. Shqipëria ka qenë prezente me mungesën e saj.